E diel, 24 Nëntor, 2024

Nxënësit: Vendimin për t’u regjistruar në shkolla, e marrim duke u bazuar në këshillat e prindërve

- Advertisement1-

Përcaktimin për karrierë nxënësit vazhdojnë ta bëjnë pa orientim profesional. Vendimin për t’u regjistruar në shkolla, ata thonë se e marrin duke u bazuar në këshillat e prindërve e të shoqërisë. Për t’i këshilluar dhe orientuar nxënësit në rrugëtimin e tyre profesional ka një vit që përmes një legjislacioni këshilltarët për karrierë janë bërë pjesë e skemave organizative të shkollave, por punësimi i tyre ende jo.

Vendimin për t’u regjistruar në gjimnazin “Eqrem Çabej” nxënësi Auron Vrajolli e mori duke u bazuar në këshillat e prindërve.

- Advertisement -

Orientim profesional në karrierë gjatë shkollimit të tij, ai thotë se nuk kishte. E tani drejtimi që përzgjodhi para dy vjetësh ka filluar të mos i pëlqejë si dikur, por thotë se do të vazhdojë për hatër të shoqërisë.

“Më ka pëlqyer gjuha dhe për atë shkak kom vendos me ardhë te gjimnazi i gjuhëve, tash kjo ka ndryshuar, por përsëri nuk po mendoj ta ndërroj shkaku edhe i shoqërisë”, ka thënë ai. “Nuk kam vendosur dhe nuk kam ndonjë preferencë të caktuar se ku do të vazhdoj”, ka shtuar gjashtëmbëdhjetëvjeçari.

Për t’i këshilluar dhe orientuar nxënësit në rrugëtimin e tyre profesional ka një vit që përmes një legjislacioni këshilltarët për karrierë janë bërë pjesë e skemave organizative të shkollave. Sipas legjislacionit, çdo shkollë duhet të ketë një këshilltar të karrierës. Në institucionet arsimore me mbi 500 nxënës duhet të angazhohen dy këshilltarë. Sipas Ministrisë të Arsimit janë të punësuar gjithsej 45 këshilltarë të karrierës për 990 institucione arsimore të nivelit të mesëm të ulët, të mesëm të lartë dhe shkolla profesionale.

Drejtori i gjimnazit “Eqrem Çabej”, Shemsedin Beqiri, ka thënë se shkolla nuk ka të angazhuar asnjë person në këtë pozitë.

“Në organizimin e deritanishëm të shkollave dihet që shkolla nuk mund të bëjë një veprim vetjak të angazhojë dikë në mënyrë specifike dhe të bëjë orientimin në karrierë në mënyrë të mirëfilltë në aspektin profesional në mënyrë më të detajuar”, ka thënë ai.

Ai ka shtuar se mbështetje për orientim në karrierë nxënësve u ofrojnë organizimet e institucioneve të arsimit të lartë për promovimin e programeve të tyre.

- Advertisement -rrrrrrr

“Shkolla jo që s’ka interesim t’i ndihmojë nxënësit, iu ofron mundësi të shumta të programeve të ndryshme të UP-së dhe të kolegjeve private që kanë interes të shumëfishtë ndoshta edhe për të tërhequr klientelën, por ndoshta edhe më shumë, për t’i ofruar mundësi të shumta të orientimit të tyre në karrierë ”, ka thënë Beqiri.

Vështirësi për t’u orientuar në karrierë kanë edhe nxënësit në qendrën e kompetencës “Shtjefën Gjeçovi”. Amir Shala, i cili është regjistruar në drejtimin automekanik, ka thënë se frikësohet se vendimi i tij do të rezultojë jo mirë i menduar.

“Është e vështirë pasi çka do që zgjedh krejt jeta jote varet prej saj. Atë drejtim që e zgjedh, atë drejtim duhet me e vazhdu tërë karrierën time. Gjithsesi mendoj të vazhdoj në Fakultet të Inxhinierisë, në rast se nuk më shkon e kam edhe drejtimin tim të automekanikut”, ka thënë Shala.

Ky institucion ka një hapësirë të veçantë për këshillim në karrierë. E disa nxënës kanë thënë në kushte anonimiteti se asnjëherë nuk e kanë vizituar këtë zyrë.

Ymridin Tershnjaku, koordinator i cilësisë, ka thënë se kjo ndodh për shkak të mosvetëdijesimit të fëmijëve nga prindërit për rëndësinë e orientimit profesional në karrierë.

“Shumë prindër e orientojnë nxënësin në profilin të cilin ai nuk ka prirje as dëshirë”, ka treguar Tershnjaku. “Për nxënës dhe prindër kur bëhet takimi me të, kryesisht në mbledhje të prindërve, ju sqaron që nxënësi duhet të vendosë vetë dhe jo ne, beso ose jo prindërit e orientojnë fëmijën në cilin do drejtim, edhe këtu kur vijnë me u regjistru ju themi se ka prirje për automekanik, ata insistojnë për rrobaqepësi”, ka shtuar ai.

Sipas Udhëzimit Administrativ për këshilltarët për karrierë personat në këtë pozitë kanë për obligim t’u ofrojnë informata mbi karrierën nxënësve, mësimdhënësve e prindërve. Ata, po ashtu, duhet t’i udhëzojnë grupet e nxënësve lidhur me resurset e informimit dhe mjetet e vetëvlerësimit. Ata kanë për detyrë t’i vlerësojnë karakteristikat e individit lidhur me karrierën duke përdorur intervistat, mjetet për vlerësim dhe vetëvlerësim. /KOHA.net

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Në Mitrovicë u mbajt testi për një grup të mësimdhënësve që e përfunduan trajnimin

SBASHK organizoi testin për një grup të mësimdhënësve nga qyteti i Mitrovicës, të cilët...

Buxheti për arsim i 2025-tës: 101 milionë euro më i lartë se katër vjet më parë

Buxheti për arsim për vitin 2025, sipas ministres Arbërie Nagavci do të jetë 417...

Shkolla “Mustafë Venhari” në Vushtrri shkëlqen nga pastërtia

Shkolla fillore “Mustafë Venhari” në Vushtrri po dëshmon se një mjedis i pastër është...

Dorëshkrimet e Ismail Kadaresë ekspozohen sot në Prishtinë

Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës në bashkëpunim me drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave...