Nxënësit e shkollës “Ali Kelmendi” në fshatin Barilevë të Prishtinës, përballen me rreziqe të shumta çdo ditë.
Rruga pranë shkollës nuk ka asnjë shenjë sinjalizuese për këmbësorët apo kufizim të shpejtësisë për veturat, duke e bërë kalimin e fëmijëve tepër të rrezikshëm.
Drejtoresha e shkollës, Bedrije Pireva Shala, thotë se ndonëse kanë kërkuar ndihmë nga Komuna e Prishtinës, nuk kanë marrë asnjë përgjigje pozitive, njofton Klankosova.tv.
“Fëmijët rrezikohen çdo ditë nga mungesa e sinjalizimit rrugor dhe qarkullimi i pakontrolluar i veturave. Përveç kësaj, kemi një problem serioz me qentë endacakë, të cilët hyjnë brenda oborrit të shkollës, duke rrezikuar fëmijët”, tha Shala, në emisionin “Fol me Arin” në Klan Kosova FM.
Ndiqni intervistën e plotë, në videon e mëposhtme: