E premte, 17 Janar, 2025

Nxënësit të painformuar nëse duhet të shkojnë në shkollë nesër apo jo: Mësuesit ju kanë thënë pyetni prindërit

- Advertisement1-

Ka nisur ‘lufta’ e re mes Ministrisë së Arismit dhe SBASHK-ut, këtë herë për (mos)kompensimin e orëve mësimore të humbura nga greva e shtatorit.

SBASHK dhe Rrahman Jasharaj dhe Këshilli i Prindërve kanë dalë kundër që të kompensohen orët të shtunave, kurse ministrja Arbërie Nagavci thotë se nesër inspektorët do të jenë në terren dhe se mësimdhënësit që nuk mbajnë mësimin nuk do të kompensohen.

- Advertisement -

Ndërsa ‘lufta’ Jasharaj-Nagavci vazhdon, nxënësit nuk janë në dijeni nëse duhet apo jo të shkojnë të shtunën në shkollë apo jo.

Disa prindër kanë thënë për Albanian Kids Education se mësimdhënësit ju kanë thënë nxënësve që të pyesin prindërit nëse duan apo jo t’i dërgojnë të shtunën fëmijët e tyre në shkollë, pra duke lënë këtë në vullnet të prindërve.

Cfarë tha SBASHK dje në konferencë

SBASHK-u dje në një konferencë për media theksoi se zëvendësimi i orëve të humbura nuk do të bëhet këtë të shtunë, siç ka kërkuar Ministria e Arsimit.

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj theksoi se vendimi i ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci, për zëvendësimin e orëve të humbura nga greva gjatë të shtunave, ka qenë i ngutshëm.

Sipas tij, Nagavci nuk e ka respektuar kontratën kolektive ku thuhet se orët e mësimit të humbura nga greva nuk kompensohen – përveç nëse palët nënshkruese, pra Ministria e Arsimit dhe SBASHK-u, arrijnë marrëveshje të veçantë.

- Advertisement -rrrrrrr

“Lidhur me kompensimin e orëve të humbura, ishte vendim i ngutshëm nga ana e ministres së Arsimit e cila nuk e zbatoi kontratën kolektive ku thuhet qartë se orët e humbura të mësimit nga greva nuk zëvendësohen përveç nëse palët nënshtruese, pra MASHTI dhe SBASHK-u arrijnë marrëveshje të veçantë. Prandaj, këtë të shtunë nuk do të ketë zëvendësim të orëve”, është shprehur Jasharaj.

Ai tutje ka thënë se presin nga ministrja Nagavci që t’i ftojë në takim për të diskutuar se si do të zëvendësohen orët e humbura, e nëse një gjë e tillë nuk ndodh “jemi të detyruar ta respektojmë kontratën kolektive”.

Ja ç’tha MASHTI…

Ndërkaq, pas këtyre deklaratave ka reaguar Ministria e Arsimit, duke thënë se inspektorët do të dalin në terren për të parë a po mbahet mësimi.

“Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) njofton se në bazë të kompetencave dhe përgjegjësive e ka rishikuar kalendarin e vitit shkollor 2022-2023 dhe i ka njoftuar me kohë të gjitha Drejtoritë Komunale të Arsimit në lidhje me këto ndryshime.

Bazuar në ndryshimet në kalendarin e rishikuar, ju informojmë se dita e shtunë, datë 15 tetor, do të jetë ditë pune për nxënësit e klasave 1-8, sipas orarit të përcaktuar nga shkollat”, thuhet në njoftim.

Sipas MASHT-it, gjatë një muaji të grevës, janë humbur gjithsej 22 ditë mësimi apo rreth 12 për qind e ditëve të vitit shkollor të cilat duhet të zëvendësohen.

“Për shkak të çrregullimeve në pandemi, humbjet në arsim në Kosovë janë shumë të mëdha, derisa këto humbje janë shtuar edhe më shumë për shkak të grevave.

Muajt në vijim mund të ketë çrregullime potenciale që mund të shkaktohen nga problemet e furnizimit me energji elektrike andaj, çdo diskutim për mosmbajtje të mësimit, është jo vetëm i dëmshëm, por edhe qëllimkeq e tendencioz”, thuhet më tej.

MASHTI kërkon që të gjitha shkollat të organizohen sa më mirë për mbajtjen e orëve të humbura për shkak të grevës, ashtu siç e parasheh kalendari i rishikuar.

“Inspektorati i Arsimit do të jetë në terren dhe do ta mbikëqyrë zbatimin e kalendarit të vitit shkollor.

Në kuadër të kompetencave dhe përgjegjësive për sigurimin e organizimit dhe mbarëvajtjes së mësimit në arsimin parauniversaitar, presim që komunat të sigurohen për realizimin e kalendarit shkollor duke filluar nga kjo e shtunë”, thuhet në njoftimin e MASHTI-it. /Albanian Kids Education/

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Mësuesi hero i Ersekës: Çdo ditë udhëton në këmbë 20 kilometra për të mësuar 1 nxënës

Prej më shumë se 3 dekadash, Kastriot Aliko, mësues nga Erseka ka treguar përkushtim...

Shembull i mirë: Prindërit donacion shkollës “Dardania” në Prishtinë një tepih dhe dollap për klasë

Prindërit vazhdojnë të kontribuojnë për kushte më të mira në shkolla. Së fundmi prindërit...

E tmerrshme: 18-vjeçari brenda gjimnazit, vret me thikë dy nxënës dhe plagos një mesuese

Një nxënës vrau dy persona dhe plagosi një tjetër në një sulm me thikë...

Kosova në fund të PISA-s: Çfarë duhet ndryshuar për të rritur cilësinë në arsim?

Mungesat e trajnimeve për mësimdhënësit po cilësohet një prej arsyeve pse Kosova po del...