Nxënësit surprizojnë mësuesin Nexhat Krasniqi për 7 Mars me një dhuratë të veçantë

- Advertisement5 -

Në prag të 7 Marsit – Ditës së Mësuesit, shumë mësimdhënës në vend morën urime dhe falënderime nga nxënësit e tyre.

- paragrafi 1 -

Një moment i veçantë mirënjohjeje erdhi edhe për mësuesin Nexhat Krasniqi nga Malisheva, i cili u surprizua nga nxënësit e klasës ku është kujdestar.

- Advertisement - M1

Ata i dhuruan një kujtim simbolik ku kishin skalitur në ngjyrë ari emrat e tyre dhe një mesazh falënderimi për përkushtimin dhe punën e tij, shkruan AlbanianEducation.net.

Mësuesi Krasniqi e ndau këtë moment emocional me miqtë dhe kolegët përmes një postimi publik.

Postimi i plotë i mësuesit Nexhat Krasniqi:

- Advertisement - m2

“Të nderuar kolegë mësimdhënës, të respektuar arsimdashës,
Urime 7 Marsi – Dita e Mësuesit!

Këtë urim po e përcjell me një foto të dhuratës që pranova dje (06 mars 2026) nga nxënësit e klasës ku jam edhe kujdestar. Ata kishin skalitur në ngjyrë ari të gjithë emrat e tyre dhe disa fjalë urimi.

Shkrimi në dhuratë:

‘Ali
Rinesa
Ardea
Riad
Aron
Ornela
Bleart
Medina
Blendi
Luana
Dijamant
Leart
Erdi
Gjergji
Festim
Unik
Fifa
Ylli
Fitim
Zana
Blenard

Jemi mirënjohës për hapat që hodhe bashkë me ne, për kohën dhe mundin tënd të palodhur.

Gëzuar 7 Marsin

Kujdestar: Nexhat Krasniqi’

Faleminderit, nxënës të dashur! Ju jeni ‘ari i ardhmërisë’!”

nx