E diel, 15 Shtator, 2024

Mësues/e e thotë studimi: Lavdëroni nxënësit, mos i ndëshkoni

- Advertisement1-

Sipas një studimi të ri, mësuesit duhet t’i lavdërojnë nxënësit e jo t’i ndëshkojnë ata për pengimin e procesit mësimor, nëse duan që ta përmirësojnë sjelljen e tyre.

Në bazë të hulumtimit të publikuar në revistën “Educational Psychologu” (“Psikologjia edukuese”), ekzistojnë më shumë gjasa që fëmijët të koncentrohen në mësim kur marrin komplimente, sesa kur marrin qortime.
Mësuesit i kanë kritikuar politikat e ashtuquajtura “zero tolerancë” ndaj sjelljeve jo të mira të nxënësve, duke i cilësuar ato si të dëmshme për fëmijët.

- Advertisement -

Pjesë e këtij studimi ishin më shumë se 2500 nxënës nga tri shtete të Shteteve të Bashkuara. 20 deri 30 për qind e nxënësve ishin më të përqendruar në detyrat e klasës në rastet kur ata merrnin lëvdata në vend të qortimeve.

Sidoqoftë, autorët e hulumtimit tërheqin vërejtjen që kjo teknikë të mos përdoret së tepërmi, sepse mund ta humb efektin pozitiv.

Ndryshe, përmes një studimi të vitit të kaluar u zbulua se nxënësit mund të kenë sjellje më të mira, nëse mësuesit i përshëndesin ata për dore në hyrje të klasës.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Shembull i mirë: Prindi nga Shkoza e Malishevës jep donacion veshje sportive për nxënësit e shkollës të fshatit

Prindërit po vazhojnë të kontribuojnë për shkollat. Së fundmi një prind ka dërguar donacion...

Eksperti i Arsimit: Të rinjtë të etur për Mjekësinë dhe TIK-un, degët shkencore i trembin

Në një kohë që regjistrimet e maturantëve në universitete vijon, Drejtori i Përgjithshëm, RASH,...

Sa është vlera 6-1×0+2:2=?

Cila është zgjidhja? Sa është vlera 6-1×0+2:2=? a) 6 b) 7 c) 8 d) 9

Shkolla “Dardania” në Prishtinë me njoftim të rëndësishëm – ky është orari i ri i mësimit

Shkolla "Dardania" në Prishtinë ka njoftuar se është renovuar aneksi, dhe nga tani e...