E shtunë, 22 Shkurt, 2025

Mësues/e e thotë studimi: Lavdëroni nxënësit, mos i ndëshkoni

- Advertisement1-

Sipas një studimi të ri, mësuesit duhet t’i lavdërojnë nxënësit e jo t’i ndëshkojnë ata për pengimin e procesit mësimor, nëse duan që ta përmirësojnë sjelljen e tyre.

Në bazë të hulumtimit të publikuar në revistën “Educational Psychologu” (“Psikologjia edukuese”), ekzistojnë më shumë gjasa që fëmijët të koncentrohen në mësim kur marrin komplimente, sesa kur marrin qortime.
Mësuesit i kanë kritikuar politikat e ashtuquajtura “zero tolerancë” ndaj sjelljeve jo të mira të nxënësve, duke i cilësuar ato si të dëmshme për fëmijët.

- Advertisement -

Pjesë e këtij studimi ishin më shumë se 2500 nxënës nga tri shtete të Shteteve të Bashkuara. 20 deri 30 për qind e nxënësve ishin më të përqendruar në detyrat e klasës në rastet kur ata merrnin lëvdata në vend të qortimeve.

Sidoqoftë, autorët e hulumtimit tërheqin vërejtjen që kjo teknikë të mos përdoret së tepërmi, sepse mund ta humb efektin pozitiv.

Ndryshe, përmes një studimi të vitit të kaluar u zbulua se nxënësit mund të kenë sjellje më të mira, nëse mësuesit i përshëndesin ata për dore në hyrje të klasës.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Sudani mbyll shkollat për shkak të të nxehtit ekstrem

Sudani jugor njoftoi të enjten mbylljen e të gjitha shkollave për dy javë për...

SBASHK fillon me 12 grupe të trajnimit këtë vikend me mësimdhësit

SBASHK të shtunën filloi me nëntë grupe të trajnimit në programet “Aplikimi i programeve...

Edukatorja Sevdije Leposhtica, një figurë e shquar në fushën e edukimit të hershëm

Edukatorja Sevdije Leposhtica është një figurë e shquar në fushën e edukimit të hershëm,...

Pensionohet mësimdhënësi Bedri Çeku nga Prizreni

Pas një punë të palodhur në procesin arsimor sot, në shkollën fillore ‘’Mustafa Bakiu...