E premte, 20 Shtator, 2024

Nxënësit shqiptarë në Luginën e Preshevës detyrohen të intonojn himnin serb në ditën e parë të shkollës

- Advertisement1-

Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi ka publikuar në llogarinë e tij në Facebook vendimin e Qeverisë së Serbisë, për lëshimin e himnit serb në të gjitha shkollat e vendit, përfshirë edhe ato shqipe të Luginës, në fillim të vitit shkollor.

“Kur jemi tek reciprociteti, cilat aktivitete e zhvillime janë ndërmarrur dhe planifikuar në këtë drejtim nga Qeveria e Republikës së Kosovës?”, ka qenë pyetja që ka shtruar Kryetari i Preshevës.

- Advertisement -

Arifi gjithashtu ka ftuar për vizitë Kryeministrin Albin Kurti në një nga shkollat më të mëdha në Luginë, siç thotë ai “të njoftohet për së afërmi me ketë padrejtësi dhe njëmijë padrejtësi të tjera”.

Postimi i plotë:

Nxënësit shqiptarë në Luginën e Preshevës detyrohen ligjërisht të intonojn himnin serb në ditën e parë të shkollës.

Në dokumentin që po ndaj me ju, pasqyrohet vendimi për detyrimin e intonimit të himnit serb “Bože Pravde” në shkollat shqiptare të Luginës së Preshevës.

Tani shtrohet pyetja retorike, si qëndron e tëra kjo me të drejtat elementare të shqiptarëve në Luginë, kur dihet se simbolet kombëtare shqiptare janë të ndaluar. Kur jemi tek reciprociteti, cilat aktivitete e zhvillime janë ndërmarrur dhe planifikuar në këtë drejtim nga Qeveria e Republikës së Kosovës?

Kryeminstri Kurti është i mirëseardhur për vizitë në Shkollën Fillore më të madhe shqiptare në Luginën e Preshevës, të njoftohet për së afërmi me ketë padrejtësi dhe njëmijë padrejtësi të tjera.

- Advertisement -rrrrrrr

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Shkolla “Bajram Abdiu”, në Bicaj të Kukësit e renovuar tërësisht – nxënësit do të mësojnë me kushte dinjitoze

Shkolla "Bajram Abdiu", në Bicaj të Kukësit, është renovuar komplet. Pamjet i ka ndarë...

Agim Baçi: Mësojuni fëmijëve se gjyshërit nuk janë vetëm prindërit e prindërve, por edhe një histori dhe përvojë më vete

A e dini se gjyshërit nuk janë vetëm prindërit e prindërve, por edhe një...

Ben Gavazaj, nxënësi nga Prizreni që la Amerikën dhe u kthye në Kosovë

Ben Gavazaj, është nxënës i klasës së katërt në shkollën "min Duraku në Prizren....

Ekspertët: Çfarë masash duhet të marrin shkollat që nxënësit të ushqehen patjetër me një vakt të marrë nga shtëpia?

Ekspertët e huaj ngrenë alarmin: Është shumë e rëndësishme që fëmijët të marrin vakt...