Nxënësit Rita Reçi dhe Guri Alidemaj triumfojnë në garën “Ars Kosova 2026”



nder titull

- Advertisement5 -

Dy nxënës të shkollës “Mitrush Kuteli” në Prishtinë kanë shënuar sukses të rëndësishëm në skenën muzikore, duke u vlerësuar me çmime në Garën Ndërkombëtare të Muzicientëve të Rinj, “Ars Kosova 2026”.

- paragrafi 1 -

Bëhet fjalë për nxënësen Rita Reçi, e cila ka arritur të fitojë vendin e parë, si dhe nxënësin Guri Alidemaj, i cili është vlerësuar me vendin e dytë, duke dëshmuar talent, përkushtim dhe nivel të lartë artistik në interpretimet e tyre.

- Advertisement - M1

Nga shkolla “Mitrush Kuteli” kanë vlerësuar këtë arritje si një krenari të veçantë për institucionin, duke theksuar se sukseset e nxënësve janë rezultat i punës së vazhdueshme, talentit dhe dashurisë për artin muzikor.

“Ky sukses është dëshmi se puna, talenti dhe përkushtimi gjithmonë shpërblehen”, thuhet në njoftimin e shkollës, ndërsa urime janë shprehur për dy nxënësit që përfaqësuan denjësisht shkollën në këtë garë ndërkombëtare.

Shqip | English