E hënë, 20 Janar, 2025

“Nxënësit nuk mësojnë lëndën, por karakterin e mësuesit!”: Thëniet më të bukura për mësuesit

- Advertisement1-

“Nxënësit nuk mësojnë lëndën por karakterin e mësuesit!” – Joseph Campbell

“Nëse mund ta lexosh këtë, falendero një mësues” – (Letër ngjitëse e federatës së mësueve të SHBA në makina)

- Advertisement -

“Mësimdhënia e mirë është një e katërta parapërgatitje dhe tre të katërtat teatër” – Gail Golwin

“Për çdo njeri i cili dëshiron të japë mësim ka rreth tridhjetë njerëz të cilët nuk duan të mësojnë” – W.C. Sellar

“Njerëzit që u mësojnë të tjerëve të lexojnë ose të krijojnë një bibliotekë, të cilët nuk heqin dorë nga nxënësit e ngadalshëm ose jo të dalluar, do të marrin vendet më të mira në parajsë.” – Anne Lamott

“Mësuesi mesatar thotë. Mësuesi i mirë shpjegon. Mësuesi i lartë demonstron. Mësuesi i madh frymëzon.” – William Arthur Ward

“Mësimdhënia e mirë duhet të jetë mjaftueshëm e ngadaltë që të mos jetë konfuze dhe mjaftueshëm e shpejtë sa të mos jetë e mërzitshme.” – Sidney J. Harris

“Detyra e mësuesit është që të iniciojë procesin e të mësuarit dhe pastaj të largohet nga rruga.” – John Warren

- Advertisement -rrrrrrr

Testi i një mësuesi të mirë nuk është sa pyetje mund t’u bëjë nxënësve të tij dhe ata t’u përgjigjen me gatishmëri, por sa pyetje i frymëzon ata të bëjnë të cilave ai e ka të vështirë t’u përgjigjet. – Alice Wellington Rollins

“Qëllimi i arsimit është të zëvendësojë një mendje të zbrazët me një të hapur.” – Malcolm Forbes

“Pa marrë parasysh se çfarë suksesesh ke arritur, dikush të ka ndihmuar ty.” – Althea Gibson

Dhe për ta mbyllur në mënyrën më spektakolarë të mundshme, ju ftojmë të lexoni letrën që Albert Kamy sapo mori çmimin Nobel ia dërgoi mësuesit të tij të fillores të cilin kishte 30 vjet pa e takuar:

Më poshtë letra.

“19 Nëntor 1957

I Nderuar Monsieur Germain,

Lashë turbullirën që më ka rrethuar këto ditë të bjerë pak, përpara se të të flas nga thellësia e zemrës sime. Sapo më është dhënë një nderim shumë i madh, një që as i isha vënë pas, as e kisha kërkuar.

Por kur dëgjova lajmin, mendimi im i parë, pas nënës time, ishte për ty. Pa ty, pa dorën e dashur që ti shtrive drejt vogëlushit të vogël e të varfër që isha unë, pa mësimet dhe shembullin tënd, asgjë prej këtyre nuk do të kish ndodhur.

Nuk është se e mendoj kushedi çfarë këtë lloj nderi. Por të paktën ai më jep mundësinë të të them, atë që ti ke qenë dhe je ende për mua, si dhe të të siguroj se përpjekjet e tua, puna jote, dhe zemra bujare që t’i vendose në to, jetojnë ende tek njëri prej vogëlushëve të shkollës ku jepje mësim e që, pavarësisht viteve që kanë kaluar, nuk ka pushuar kurrë së qeni nxënësi yt mirënjohës.

Të përqafoj me gjithë zemrën time,”

Albert

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Cineplexx mban aktivitet në shkollën “Elena Gjika” në Prishtinë – nxënësit fitojnë bileta falas

Kinemaja Cineplexx ka zhvilluar një aktivitet kulturor me nxënësit e klasave të katërta në...

Dritan Staro: Nivelet e mësuesve për zhvillimin profesional sipas Gabriel Diaz Maggioli

Shkrimi i përgatitur nga Dritan Staro bazohet në eksperiencën e Dr. Gabriel Díaz Maggioli....

Licencimi i avancuar i mësimdhënësve, sukses i ministrisë apo proces me mangësi?

Provimi i licencimit të avancuar për mësimdhënës, i zhvilluar së fundmi nga Ministria e...

Nis mësimi në shkollën shqipe “ILIRIA” në Londër – nxënësit të gëzuar marrin në duar Abetaren shqipe

Ka nisur dje mësimi në shkollën shqipe "Iliria" në Londër. Shkolla ka njoftuar se dje...