Dy nxënësit e shkollës “Dardania”, kanë shkëlqyer në garat e mbajtura në Dubai.
Noar Osmani nxënës i klasës së pestë ka zënë vendin e parë Rona Ramaj poshtu nxënëse e kklasës së pestë ka zënë vendin e tretë, shkruan AlbanianEducation.net.
Njoftimi i shkollës:
Ku ka më mirë sesa në Festën e Flamurit të krenohemi edhe me talentë të tjerë që na njoftuan se fituan në garat ndërkombëtare në Dubai. Nën organizimin e Akademisë Brainobrain International 2023, në kuader të Brainobrain Kosova, nxënësit që arriten fitoren e kësaj gare ishin Rona Ramaj dhe Noar Osmani, nxënës të shkollës “Dardania” klasa V-6.
Rona Ramaj-vajzë e shkëlqyeshme me sjellje shembullore zuri vendin i tretë!🏅
Ndërsa, Noar Osmani-vendin e parë🏅 duke u shpallur kampion në kategorinë e tij në një konkurrencë të lartë, ku sfidoi pjestarët e 42 vendeve të ndryshme të botës, e që në numër janë afër 2000 pjesëmarrës.
Me Noarin tashmë jemi njoftuar që disa vite. Që nga moshën 7 vjeçare ka filluar të merret (krijo) me aplikacione të ndryshme, web faqe. Ai flet 3 gjuhë. Tek shkolla digjitale ka arritur në nivelet e fundit me vlerësime maksimale, me shumë çertifikata e mirënjohje, ndërsa tani si një djalë prishtinas 10 vjeçar, rrëmbeu vendin e parë në Garat
Ndërkombëtare në Dubai!👏🥇
Krenari për shkollën, familjen dhe gjithë vendin!
Shkollë krenare me nxënësit tonë!
Shumë Urime!
Ju lumtë!! 👏