Nxënësit nga Suhareka në Frankfurt në finalen botërore të matematikës

- Advertisement5 -

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka bërë të ditur se sot është përcjellë ekipi i matematikës së bashku me koordinatorin për Kosovë, profesor Emin Hoxha, drejt Frankfurt, ku do të përfaqësojnë Kosovën në Finalen e Olimpiadës Botërore të Matematikës.

- paragrafi 1 -

Sipas kryetarit Muharremaj, kualifikimi i gjashtë nxënësve nga Suhareka përbën një sukses të jashtëzakonshëm, pasi ata siguruan pjesëmarrjen pas konkurrencës me mbi 26 mijë nxënës nga 173 shtete të botës.

- Advertisement - M1

Ai theksoi se nxënësit u renditën në mesin e 20 për qind më të mirë në nivel ndërkombëtar, duke dëshmuar talentin, përkushtimin dhe potencialin e të rinjve suharekas në fushën e dijes.

Postimi i tij:

NGA SUHAREKA NË FRANKFURT – NË FINALEN BOTËRORE TË MATEMATIKËS

- Advertisement - m2

​Sot me kënaqësi përcollëm ekipin tonë të matematikës dhe koordinatorin për Kosovë prof. Emin Hoxha, të cilët po nisen drejt Gjermanisë për të përfaqësuar Kosovën dhe Suharekën në Finalen e Olimpiadës Botërore të Matematikës në Frankfurt.

​Është një krenari e veçantë që kualifikimi i gjashtë nxënësve tanë erdhi pas një konkurrence të fortë me mbi 26,000 nxënës nga 173 shtete të botës. Këta talentë u renditën në 20% e parë në nivel ndërkombëtar, duke dëshmuar se rinia jonë nuk ka kufij kur bëhet fjalë për dije dhe përkushtim.

​Bashkë me Drejtorin e Arsimit, z. Remzi Bajselmani, i uruam rrugë të mbarë koordinatorit Emin Hoxha dhe nxënësve tanë. Komuna e Suharekës do të vazhdojë të jetë krah i fortë i nxënësve në arenat ndërkombëtare.

​Gjashtë kampionët tanë janë gati të matin forcat me mendjet më të ndritura të botës. Ne besojmë në dijen e tyre dhe jemi të bindur se do të kthehen me suksese që do të na bëjnë të gjithëve krenarë.

Suksese ekipit tonë në Frankfurt! Na priftë e mbara! 🇽🇰📐🇩🇪