E mërkurë, 25 Dhjetor, 2024

Nxënësit nga Moldavia dhe Bjellorusia mësojnë në Shqipëri

- Advertisement1-

Masha Paramonova nga Moldavia së bashku me familjen e saj ka më shumë se një vit e gjysmë që jeton në Vlorë.

Ajo është nxënëse në klasën e tetë në shkollën Avni Rustemi ku ka mësuar shumë mirë edhe gjuhën shqipe në fare pak kohë.

- Advertisement -

Prindërit e Mashës kanë hapur një agjenci turistike ndërsa vëllai studion në shkollën e mesme tregtare në Vlorë.

Masha nuk është e vetmja nxënëse nga ish republikat sovjetike që jeton në qytetin bregdetar. Ajo është shoqe me Uljanën nga Bjellorusia që mëson në të njëjtën shkollë bashkë me të vëllanë Platonin.

“Mua më pëlqen Vlora. Kam katër muaj këtu dhe po mësojmë gjuhën”, tha Platoni.

“Nxënësit janë shumë të mirë dhe na ndihmojnë të mësojmë gjuhën Shqipe”, u shpreh Uljana.

Nxënësit nga lindja e ndjejnë veten shumë mirë në shkollën shqiptare dhe tashmë u duket sikur janë në vendin e tyre.

Familjet nga Moldavia dhe Bjellorusia që kanë emigruar në Vlorë ku si fillim kishin kaluar pushimet janë të kënaqur me jetën e re dhe thonë se nuk duan të ikin më nga qyteti bregdetar./TCh

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Shtesat e fundvitit prej 100 eurove, Murati jep një lajm të ri

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se qytetarët që nuk kanë nevojë për...

Vdes nxënësi Albatrit Murseli nga Cermjani i Gjakovës

Ka vdekur nxënësi Albatrit Murseli, nxënës i shkollës " Ali M. Hasi", në Cërmjan...

Lajm i hidhur: Vdes vogëlueshi nga Pantina e Vushtrrisë

Familja Beqiri nga Pantina e Vushtrrisë ka marrë lajmin e hidhur për vdekjen e...

Pensionohet drejtori Qefser Bahrami nga Podujeva

Është pensionuar Qefser Behrami, drejtor i shkollës "Hamit Sejdiu" në Kërpimeh të Podujevës, shkruan...