E hënë, 25 Nëntor, 2024

Nxënësit nga Lugina e Preshevës mbesin pa libra, e-Kosova ua pamundëson aplikimin

- Advertisement1-

Nxënësit të cilët vijnë nga Presheva, Bujanoci e Medvegja e të cilët mësojnë në shkollat në Kosovë ende nuk kanë marrë parat për blerjen e librave.

Nga Komuna e Fushë Kosovës bëjnë më dije se për shkak të sistemit e- Kosova këta fëmijë ende nuk i kanë blerë librat

- Advertisement -

Edhe këtë vit, prindërve të nxënësve në shkollat fillore iu desh ta bënin vetë furnizimin me libra.

Kjo duke marrë subvencione nga Ministria e Arsimit për blerjen e tyre.

Por edhe pse është java e tretë që nga fillimi i vitit të ri shkollor nxënësit të cilët vijnë nga Presheva, Medvegja e Bujanoci, nuk kanë marrë mjetet e dedikuara për tekste shkollore.

Kjo pasi platforma e-Kosova nuk u lejon të aplikojnë për faktin se nuk janë shtetas të Kosovës.

Një problem i tillë është evidentuar edhe në shkollën “Selam Riza” në Fushë Kosovë.

“E vetmja problematikë sa e di është për familjarët që janë nga lugina e Preshevës e Medvegjës që jetojnë në Fushë Kosovë ata paraqesin një problem të vogël, sot ishim në mbledhje dhe u dakorduam për këtë pjesë dhe drejtori na dha një mesazh qe edhe për ata nxënës që nuk kanë mundur të sigurojnë librat përmes subvencioneve të bëjmë një listë dhe të shohim a mundem të sigurojmë disi. Të dhëna të sakta për këtë vit nuk kemi sepse jemi në proces e sipër sepse jemi hala në proces të finalizimit të numrit total, sepse kemi dyndje ardhje, edhe dje kemi pas regjistrim është një numër diku 50-60 nxënës”, tha Esad Simnica, drejtor i shkollës.

- Advertisement -rrrrrrr

Edhe drejtori i arsimit në Komunën e Fushë Kosovës, ka bërë të ditur se një numwr i nxënësve që vijnë nga këto qytete janë në pritje për të marrë parat.

“Kemi të bëjmë me dy nivele, njëri prej tyre kemi të bëjmë me nxënës apo prindër qe vijnë nga Lugina, sistemi e- Kosovë këtë vit ia ka pamundësu aplikimin në E-Kosova. Njëkohësisht është edhe një problem tjetër që është shfaq, në shumicën e rasteve prindërit të cilët janë divorcuar nxënësit kanë pasur probleme pasi në momentin që ka aplikuar ka dalë që prindërit janë të divorcuar. Numri i nxënësve që janë në pritje e sipër rezulton afër 50”, tha Fatlum Berisha drejtor i DKA-së në Prishtinë.

E probleme me e- Kosovën patën edhe pjesëtarët e komuniteteve, romë, ashkali, e egjiptas.

Por të cilëve iu dolën në ndihmë organizatat joqeveritare.

“Sa përket aplikimit për libra, një pjesë e madhe e prindërve nuk kanë ditë qysh me apliku, por ne si organizata që jemi, ju kemi ndihmuar që të aplikojnë që të mos kenë vështirësi, por kemi pas vështirësi tek prindërit që e kanë harru paswordin e platformës e-Kosova”, tha Rrahman Stullaku nga Balkan Sunflowers Kosova

Tëvë 1 ka kërkuar sqarim edhe nga Ministria e Arsimit se si do të ndahen mjetet për prindërit e nxënësve që nuk janë shtetas të Kosovës por nuk ka marrë përgjigje.

Qeveria e Kosovës këtë vit, ka ndarë afër 14 milionë euro për subvencionimin e blerjes së librave dhe mjeteve mësimore. /Tëvë1

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Vdes profesoresha Xhyzide Ferzi nga Ferizaj

Ka vdekur profesoresha Xhyzide Ferzi nga Ferizaj. Njoftimin e ka dhënë gjimnazi "Kuvendi i...

SBASHK njofton nisjen e veprimeve sindikale: Protestojmë më 4 dhjetor – s’e përjashtojmë grevën

SBASHK ka njoftuar se kanë nisur me veprime sindikale, duke paralajmëruar protestë për 4...

Vdes mësuesja e biologjisë, Shukrane Hadri nga Prizreni

Ka vdekur mësuesja e biologjisë, Shukrane Hadri, nga Prizreni. Ajo edukoi breza të tërë,...

Nga Prishtina në Obiliq për të mësuar

Në Gjimnazin ‘’17 SHKURTI’’ në Obiliq po vijojnë mësimin nxënës edhe të kryeqytetit. Kjo...