Nxënësit nga Kosova ndër më të mirët në botë në Olimpiadën NEO Science Olympiad.
Kosova Global Center njofton se këtë vit tre nxënës nga Kosova janë shpërblyer në kategorinë “Best of the Bests”, shkruan AlbanianEducation.net.
Njoftimi:
Nxënësit nga Kosova ndër më të mirët në botë në Olimpiadën NEO Science Olympiad! 🇺🇸🌟
Përveç medaljeve të arta, argjendta dhe të bronzta që ndahen për përqindjen më të lartë të rezultateve, Olimpiada Ndërkombëtare NEO Science Olympiad ndan edhe një kategori shumë të veçantë:
🏆 “Best of the Bests” – që përfshin nxënësit me rezultatet më të larta absolute nga kategoria GOLD.
Jemi jashtëzakonisht krenarë që këtë vit tre nxënës nga Kosova janë shpërblyer në këtë kategori elitare:
🥈 Vesa Xhymshiti – Vendi i 2-të në “Best of the Bests” në Matematikë për klasat e 7-ta
🥈 Anisa Mulaku – Vendi i 2-të në “Best of the Bests” në Inteligjencë Artificiale për klasat e 11-ta
🥉 Diell Myftari – Vendi i 3-të në “Best of the Bests” në Kodim (Coding) për klasat 3–5
Këto arritje përfaqësojnë suksesin, përkushtimin dhe cilësinë që Kosova mund të ofrojë në skenën ndërkombëtare të edukimit dhe shkencës!
💫 Urime të përzemërta për fituesit, familjet e tyre dhe të gjithë ata që kontribuan në këtë rrugëtim!