Mësimdhënësja Fëllanza Juniku Zeka ka njoftuar se nxënësit nga Gjakova kanë treguar rezultate të mira në Olimpiadën Matematike të Kosovës, shkruan AlbainanEducation.net.
Postimi i saj:
Shoqata e Matemtikanëve të Kosovës ka shpallur rezultatet përfundimtare nga Olimpiada Matematike e Kosovës në të cilën nxënësit nga Gjakova kanë treguar rezultate të mira.
Nxënëset: Diella Kamishi (kl.8- SHMU” Y.Morina”), Melisa Zeqa (kl.11- Gjimnazi “Hajdar Dushi”) dhe Gresa Cermjani (kl.12- Kolegji “Mehmet Akif”), kualifikohen për testin selektues (TST) për Olimpiadën e 13-të Evropiane të Matematikës për Vajza – EGMO 2024, e cila do të mbahet në qytetin Tskaltubo, në Gjeorgji, prej datës 11.04.2024 deri më datën 19.04.2024.
Ndërsa nxënësi Ari Juniku (kl.9-SHMU “ Y. Morina” ) kualifikohet për testin selektues (TST) për Olimpiadën e 65-të Matematike Ndërkombëtare – IMO 2024, e cila do të mbahet në Bath, në Mbretërinë e Bashkuar prej datës 10. 07. 2024 deri më datën 13. 07. 2024.
Të shtunën, më 20.01.2024, prej orës 10, do të mbahet TST për të përzgjedhur ekipin që do të përfaqësojë Kosovën në EGMO 2024, kurse TST për IMO 2024 do të mbahet në mars të vitit 2024.
Poashtu i përgëzoj nxënësit tjerë pjesëmarrës në OMK të cilët janë radhitur në mesin e nxënësve që kanë arritur të fitojnë pikë, e këta janë: Tiana Lila, Eldin Haxhikadrija, Leon Hasi, Rreze Bytyqi, Bulza Zhaveli, Toska Nagavci, Liburn Beqa, Fidan Markaj, Nezir Shala, Monika Nue, Orion Shtrezi.
Suksese në vazhdimësi për nxënësit fitues!