Nxënësit nga Drenasi do ta përfaqësojnë Kosovën në Parlamentin Evropian

- Advertisement -

Kryetari Lladrovci së bashku me drejtorin e Drejtorisë së Arsimit, Muhamet Gjoka, gjatë ditës së sotme priti në takim drejtorin e Gjimnazit “Gjergj Kastrioti – Skenderbeu”, Mentor Sahiti dhe nxënësen Armira Muqolli ku ndër të tjera theksoi që mbetet i përkushtuar që të ndihmoj të gjitha shkollat nga Drenasi që të forcohet, mirëmbahet dhe thellohet ky bashkëpunim ngase shkëmbimi i përvojave evropiane sjell shumë përparësi në arsim, si përvoja unike, zgjerim të horizontit dhe pikëpamjeve për botën, zhvillim të personalitetit, mundësi dhe njohje të reja.

- paragrafi 1 -

Nxënësja nga gjimnazi, Armira Muqolli, fituese në Kampin Veror Ndërkombëtar 2022 do t’i përfaqësojë shkollat e Drenasit në Parlamentin Evropian në Bruksel nga 19.07.2023 – 22.07.2023.
Shkëmbimi i përvojave të shkollave nga Drenasi, tash e disa vite me shkolla të vendeve të BE-së është vërtetë mbresëlënës.