E shtunë, 22 Shkurt, 2025

Nxënësit në Baicë të Drenasit mërdhihen pa ngrohje – Drejtori i shkollës thotë se nuk janë furnizuar ende me pelet

- Advertisement1-

Në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët ‘Migjeni’ në fshatin Baicë të Komunës së Drenasit, janë duke u përballur me mungesë të ngrohjes, duke ndikuar tek nxënësit që e zhvillojnë mësimin në këtë shkollë.

Prindi A.B, nga ky fshat tregoi se tre fëmijë i ka në këtë shkollë, dhe dy prej tyre kanë probleme shëndetësore si shkak i ftohtit gjatë orarit të mësimit në shkollë.

- Advertisement -

“Tash e sa ditë fëmijët nxënësit duke përfshi edhe parashkollorët nuk kanë fare nxemje dmth mësimi është duke vazhduar pa kurrfarë ngrohjesh. Une si prind kam tre nxënës në këtë shkollë ku dy prej tyre më janë sëmurë për shkak të ftohtit”, ka deklaruar aipër Insajderin.

Drejtori i shkollës ‘Migjeni’ në Baicë të Drenasit, Misin Lekun, ka deklaruar se nxemjet me dru në shkollë i kanë kthyer me pelet. Prandaj sipas tij arsyeja e mos ngrohjes në shkollë është se ende nuk janë furnizuar me pelet.

“Shkolla e jonë ka përfituar nga fondi për efiqencë dhe tani kalldaja e shkollës është kthyer nga nxemja me dru në nxemje me pelet.

Tutje Leku tha se shpreson se gjatë javës tjetër të furnizohen me pelet.

“Ne kemi dru për ngrohje po tani nuk na hyn në përdorim deri sa vjen peleti e që besoj dhe shpresoj në javën që vjen do të furnizohemi me pelet”, tha drejtori i SHFMU ‘Migjeni’ në Baicë.

 

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Sudani mbyll shkollat për shkak të të nxehtit ekstrem

Sudani jugor njoftoi të enjten mbylljen e të gjitha shkollave për dy javë për...

SBASHK fillon me 12 grupe të trajnimit këtë vikend me mësimdhësit

SBASHK të shtunën filloi me nëntë grupe të trajnimit në programet “Aplikimi i programeve...

Edukatorja Sevdije Leposhtica, një figurë e shquar në fushën e edukimit të hershëm

Edukatorja Sevdije Leposhtica është një figurë e shquar në fushën e edukimit të hershëm,...

Pensionohet mësimdhënësi Bedri Çeku nga Prizreni

Pas një punë të palodhur në procesin arsimor sot, në shkollën fillore ‘’Mustafa Bakiu...