Nxënësit mitrovicas nga “London School” kanë përfaqësuar Kosovën në Olimpiadën Ndërkombëtare “Hippo 2026”.
Njoftimin e ka dhënë shkolla përmes një postimi në Facebook.
Postimi i tij:
Nxënësit nga Mitrovica po përfaqësojnë Kosovën me krenari në olimpiadën ndërkombëtare HIPPO 2026, e cila po mbahet në Venecia, Itali 🇮🇹🇽🇰
Me talentin, përkushtimin dhe punën e tyre, ata po tregojnë se suksesi nuk njeh kufij. Krenarë pafund me secilin prej tyre.
