E premte, 29 Nëntor, 2024

Nxënësit mësojnë me zhurmën e punimeve që po bëhen në shkolla

- Advertisement1-

Është bërë një muaj që nga fillimi i vitit të ri shkollor e disa objekte të institucioneve arsimore në Prishtinë ende janë duke mbajtur mësimin nën zhurmën e punimeve që janë duke u zhvilluar.

Disa procesin mësimor tash e një muaj janë duke e zhvilluar nga 30 minuta.

- Advertisement -

Drejtoresha e Arsimit në Prishtinë, Besianë Musmurati, ka thënë se ka zgjatje të punimeve për shkak të rinovimeve të thella që janë duke u bërë në objekte
Me nga 30 minuta që nga shtatori janë duke mbajtur procesin mësimor nxënësit në shkollën fillore “Gjergj Fishta” në kryeqytet, për shkak të punimeve që janë duke u zhvilluar në këtë objekt.

Kjo situatë do të vazhdojë edhe për një kohë, pasi Komuna e Prishtinës ka shkëputur këtë javë kontratën me operatorin ekonomik.

Sipas komunës, operatori nuk u është përmbajtur kushteve të punës, duke punuar me material jo të duhur në veshjen e mureve.

E me zhurmën e punimeve janë duke mbajtur procesin mësimor edhe nxënësit në shkollat “Naim Frashëri”, “Meto Bajraktari”, “Dardania” e “Gjin Gazulli”.

Gjimnazistët e shkollës “Hoxhë Kadri Prishtina”, të cilët tash e një muaj janë në objekt tjetër, sipas drejtoreshës Teutë Govori, nga java e ardhshme do të kthehen në ambientet e shkollës së tyre.

“Besoj që nga java e ardhshme do të shkojmë në objektin e ri. Ne e kemi praktikën profesionale që e zhvillojmë në shkollën tonë. Kemi edhe marrëveshje me firma profesionale. Pak na ka shkaktuar një vështirësi në bazën e praktikave në shkollë në objektin tonë, mirëpo këtë po mundohemi me realizuar nëpër klasa të objektit të shkollës Ahmet Gashi”, ka thënë Govori.

- Advertisement -rrrrrrr

Përderisa rinovimet për nxënësit e “Hoxhë Kadri Prishtina” pritet të përfundojnë, në objektin e gjimnazit “Ahmet Gashi” pritet t’ia nisin gjatë javës së ardhshme.

“Është pak keq të themi të drejtën, se është vështirë mësimi pasdite pasi nuk është njëjtë si mësimi paradite, mirëpo kjo ka qenë e vetmja zgjidhje dhe nuk kemi pasur asnjë mundësi tjetër…Është e planifikuar që të vazhdojmë në këtë objekt deri në shtator të vitit 2024 kur ne do të kthehemi në objektin tonë, sigurisht që do të jetë një objekt e një investim i jashtëzakonshëm i madh”, ka thënë drejtori i SHML “Ahmet Gashi”, Haxhi Metaj.

Drejtoresha e Arsimit në Prishtinë, Besianë Musmurati, ka arsyetuar rinovimet edhe një muaj pas nisjes së procesit mësimor, me, siç ka thënë, “punime të thella në objekte”.

“Nevoja për rinovime të thella strukturore ekziston në çdo shkollë të Prishtinë, prandaj po mundohemi që me një fluks sa më ta madh të bëjë renovime të tilla sepse me të vërtet në qoftë se shkoni vizitoni shkollat, gjendja nuk është e mirë. Ka mure të tëra që janë të mykura, ka shumë tualetet të cilat janë jashtë funksionit, ka të cilat e rrezikojnë shëndetin e fëmijëve”, ka deklaruar Musmurati.

Sipas Drejtorisë së Arsimit në Prishtinë, janë rinovuar gjithsej 15 shkolla, pasi, siç ka thënë, gjendja në to ka qenë shumë e rëndë. /KOHA

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Pensionohen profesorët Sadete Hajrizi dhe Bahri Hajredini nga Mitrovica

Janë pensionuar dy profesorët nga Mitrovica, Sadete Hajrizi dhe Bahri Hajredini, shkruan AlbanianEducation.net. Postimi nga...

“Babë, ma kanë vra mësuesin”, rrëfimi prekës nga Llausha

“Babë ma kanë vra mësuesin”, i citon fjalët e djalit të tij, Bejt Geci,...

Senati i UP-së krijon komision për hetimin e ngritjeve akademike dhe rektorëve

Më 27 nëtor 2024, në mbledhjen e nëntë të Senatit të Universitetit të Prishtinës,...

Profesori Shani Paqarizi nga Malisheva me punim fantastik për 28 Nëntorin

Sot festojnë 28 Nëntorin shqiptarët kudo që janë. Për nder të 28 Nëntorit, në të...