Nxënësit Lijana Bejta dhe Amar Abdullahu nga Podujeva kanë fituar nga 5 medalje në Paris në garën ndërkombëtare “Hi Lingua”, shkruan AlbanianEducation.net.
Njoftimi i shkollës “Naim Frashëri” në Podujevë:
Sukses i jashtëzakonshëm në Paris! 🇽🇰✨
Dy nxënës të shkëlqyer të shkollës sonë, Lijana Bejta dhe Amar Abdullahu, përfaqësuan me krenari Kosovën në garën ndërkombëtare “Hi Lingua” të mbajtur në Paris – dhe u kthyen me plot medalje suksesi! 🏅🌍
🌟 Lijana Bejta fitoi 5 medalje:
🥇 Spelling Bee
🥇 Debate
🥉 Quiz Show
🥉 Ese
🥇 Provimi Final
Lijana dëshmoi talent, përkushtim dhe nivel të lartë përgatitjeje.
Urime Lijana – jemi shumë krenarë me ty!😍
🌟 Amar Abdullahu gjithashtu fitoi 5 medalje:
🥇 Debate
🥇 Quiz Show
🥈 Spelling Bee
🥉 Essay Writing
🥉 Final Exam
Me përkushtim dhe vetëbesim, Amar na bëri krenarë me arritjet e tij!
Urime Amar – vazhdo të shkëlqesh!
🎖️ Urime të përzemërta për Lijana dhe Amarin – jeni frymëzim për gjithë bashkëmoshatarët tuaj!
Shkolla është krenare me ju! 🙌📚✨