E shtunë, 18 Janar, 2025

Nxënësit kundër pushimit dimëror në mes të janarit

- Advertisement1-

Për shumë vjet, nxënësit kanë shfrytëzuar pushimin dimëror në periudhën e festave të fundvitit. Sivjet, për fundvit pushuan dy ditë e do të pushojnë edhe një javë, duke nisur nga 15 janari. Ky ndryshim ka sjellë pakënaqësi te nxënësit e Këshilli i Prindërve. Edhe udhëheqës të shkollave kanë shprehur kritika
Pushimi dimëror në institucionet arsimore këtë vit do të jetë nga 15 deri më 23 janar.

Me dekada, pushimi dimëror është lidhur me periudhën e festave të fundvitit dhe ky ndryshim nuk është mirëpritur nga nxënësit.

- Advertisement -

Tiara Koliqi, nxënëse në klasën e nëntë në shkollën fillore “Emin Duraku” në Prishtinë, tha se kalendari është i papërshtatshëm për të dhe kohanikët e saj.

“Ka qenë një gjë e paplanifikuar mirë mendoj, sepse festat e fundvitit do të kishte qenë më mirë të lidhen me pushimin. Kjo ka sjellë pak motiv më të ulët, pasi ne kemi pasur të kthehem në bankat shkollore më herët. S’kemi pasur motiv të mjaftueshëm – kemi qenë pak më të lodhur”, ka thënë kjo nxënëse.

Në Këshillin e Prindërve po ashtu kanë shprehur pakënaqësi me kalendarin për vitin shkollor 2023/24, duke theksuar se nuk kanë qenë të përfshirë në përpilimin e tij.

Sipas Shpejtim Krasniqit, nënkryetar në Këshillin e Prindërve të Prishtinës, është dashur të shfrytëzohen ditët e festave të fundvitit si pushim dimëror, e jo të shtohet numri i ditëve pa mësim.

“Realisht tani ka ndryshuar dhe neve nuk na ka pëlqyer kjo për shkak se dihet shumë mirë që në kohën e vitit të ri të gjithë dëshirojnë të jenë të lirë, edhe prindërit, edhe fëmijët. Dihet shumë mirë që në këtë periudhë kohore ka disa ditë që festat mund të shfrytëzohen si pushim dimëror”, ka thënë Krasniqi.

Edhe udhëheqës të shkollave thanë se pushimi i festave të fundvitit është dashur të shfrytëzohet për pauzën dimërore të sistemit arsimor.

- Advertisement -rrrrrrr

“Të them të drejtën, ashtu siç e mbaj mend, gjithmonë ka qenë më shumë se gjysma e janarit pushim, pasi ka qenë një periudhë dimri më i ftoftë. Ndërsa me ndërrim të kalendarit i bie që kohën e përshtatshme për pushim, nxënësit e mësimdhënësit duhet me qenë në punë… Kuptohet se kemi pakënaqësi, pasi tash është kohë si pranverë, siç po e shihni edhe ju, ndërsa po të kishte qenë dimër apo acar më i madh kishte me qenë më ndryshe”, ka thënë Visar Osmani, drejtor në shkollën fillore dhe të mesme të ulët “Emin Duraku”.

Në Ministri të Arsimit nuk kanë treguar nëse ka pasur një analizë që i ka paraprirë këtij vendimi. /KOHA

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Drejtoresha e shkollës “Elena Gjika” pret në takim themeluesin e PISA-s

Shkolla "Elena Gjika" në Prishtinë ka njoftuar se drejtoresha Zana Zeqiri ka pritur në...

Nxënësit e shkollës “Vaçe Zela” kujdesen çdo ditë për bimët e mbjella në kopshtin e shkollës

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, ka publikuar foto të nxënësve të shkollës “Vaçe Zela”,...

Pensionohet mësuesi Sadik Krasniqi nga Drenasi pas 42 viteve në arsim

Sot, në një ditë plot emocione dhe mirënjohje, nxënësit, kolegët dhe banorët e Llapushnikut...

Mbajtja e trajnimeve – SBASHK vjen me njoftim të fundit

SBASHK ka publikuar emrat e dy grupeve të pjesëmarrësve nga Peja për trajnimin "Aplikimi...