“Nxënësit janë pa libra – Ministrja Nagavci të tregoj a ka interes personal financiar këtu”

- Advertisement -

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka kritikuar pushtetin për bojkotimin e seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës.

- paragrafi 1 -

I pari i PDK-së tha se për shkak të pa përgjegjësisë të kësaj Qeveria, po u imponohet që me fillon çdo sesion parlamentar me seancë të jashtëzakonshme.

- Advertisement -

“Është për keqardhje që po na imponohet për shkak të papërgjegjësisë të kësaj qeverie, çdo sesion parlamentare me fillu me seancë të jashtëzakonshme sepse veprimet e kësaj qeveria po e sjellin situaten të tillë”, tha Krasniqi.

Kryetari Kransiqi tha se Qeveria Kurti për herë të parë që nga lufta, i ka lënë fëmijët pa libra, e sipas tij një gjë e tillë është e turpshme dhe shkelje e ligjit.

“Sot do të duhej të diskutonim për reformën në arsim, për mundesitë e reja që ka kriju kjo qeveri, por ne e kemi thirr si opozitë këtë seancë për diçka që askush se kish mendu qe per herët e parë kjo qeveri i ka tlon pa libra nxeneset, kjo është e turpshme, është shkelje e ligjit. Këta njerëz, e kjo ministre ka përgjegjesi penale, e ka shkel ligjin, e kane trefishu koston e librave. Në vend se mi kushtu 4.8 milionë, sot po i kushton 12 milionë”, tha ai.

- Advertisement -

Sipas Kransiqit, prindërve këtë vit i është shtuar edhe një barrë, duke shkuar lartë e poshtë për librat, ndërsa kërkoi nga Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci të tregojë nëse ka interesa personale financiare lidhur me këtë, pasi sipas tij, ishte vetë ajo që i kritikonte shtëpitë botuese, dhe tani pikërisht atyre po ua jep paratë

“Sivjet që prindërve ua kanë qit një barrë të re, me nga poshtë e lartë mi ble librat, a din me na tregu minstrja a ka interesa personal financiar, që prej 4.8 milionë e ka bo 12.5 milionë euro, për me jau dhonë pikërisht atyre që kinse i kritikonte , shtëpive botuese”.

“Sa kanë apliku, dhe a janë të gjitha aplikimet të Kosovës, apo ka edhe tjerë që sjanë rezident fare këtu. Prej kujt po ikni? Nuk jeni tu ik prej neve po prej qytetarëve e prindërve. Turp”, përfundoi i pari i PDK-së, Memli Krasniqi.