Nxënësit i rikthehen bankave shkollore pas pushimit pranveror

- Advertisement5 -

Pas pushimit pranveror, sot nxënësit në Kosovë i janë kthyer bankave shkollore, duke rifilluar procesin mësimor pas disa ditësh pushimi.

- paragrafi 1 -

Pushimi pranveror, i cili zgjati deri sot, 14 prill, nxënësve u ka shërbyer për relaksim dhe përgatitje për pjesën e mbetur të vitit shkollor.

- Advertisement - M1

Tani, me rikthimin në shkolla, ata pritet të vazhdojnë me angazhim dhe përkushtim drejt përfundimit të suksesshëm të vitit.

Ky rikthim shënon një fazë të rëndësishme për nxënësit, pasi periudha në vijim është vendimtare për përmbylljen e obligimeve mësimore, testimeve dhe vlerësimeve përfundimtare.

Mësuesit dhe nxënësit pritet të vazhdojnë punën me energji të reja, duke synuar rezultate sa më të mira.