E diel, 23 Shkurt, 2025

Nxënësit hapin llogari bankare për të ndihmuar mësuesen e prekur nga kanceri

- Advertisement1-

Mësuese Ina Kasimati i është shfaqur sërish pas kaq shumë kohësh sëmundja e kancerit.

E gjendur përballë vështirësive, Ina ka kërkuar ndihmë për t’i mundësuar një analizë, e cila mund të kryhet vetëm jashtë vendit.

- Advertisement -

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, mësuesja e biologjisë ka treguar se si ju rishfaq kanceri i gjirit.

“Kur çoja djalin në shkollë dhe mbaja çantën ndieja një dhimbje, aty po e ndieja. Derisa bëra analizat, dola me ujë në mushkëri. Kontaktova me vajzën e dajës të cilën e kisha mjeke dhe më dërgoi për të bërë një ekografi”.-tregon ajo.

Më tej, Ina falënderoi nxënësit e saj të cilët kanë hapur një llogari dhe e kanë bërë rastin mediatik menjëherë.

“Nxënësit e shkollës më kanë befasuar, të gjithë ata që më njohin dhe nuk më njohin, kanë mbledhur fondet. Tani jam në një situatë që një analizë nuk bëhet këtu sipas mjekëve, bëhet jashtë. Ajo që ndodhi dje unë nuk e kisha pritur, sepse paralelisht kanë vepruar edhe ish-nxënësit e mi, të cilët kanë vepruar. Nuk e dija që ajo që kisha dhënë do më shpërbleheshe një ditë. Unë jam një nënë që kam dy fëmijë, i vogli është 9 vjeç dhe ka nevojë për mua spse është krejt i vetëm në këtë botë. Prandaj nuk duhet të heq dorë”.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Mejdin Rrahmani zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

Për nder të " 7 Marsit "– Ditës së Mësuesit, Këshilli i Arsimtarëve në...

Në Viti u mbajt testi për një grup të mësimdhënesve

Në Viti u organizua testi për mësimdhënësit të cilët e përfunduan trajnimin në programin:...

“Matematicienët” e vegjël: Vëlla e motër i pret gara në Spanjë

Nina Jakupi nuk e ka fare problem t’i llogarisë numrat e shifrat edhe më...

Dy nxënës nga Gjilani pjesë në garat më të mëdha të matematikës në botë

Dy nxënës gjilanas do të jenë përfaqësues të Republikës së Kosovës në garat ndërkombëtare...