E hënë, 24 Shkurt, 2025

“Nxënësit, shkojnë në shkollë të armatosur, me thika e me armë, askush nuk i ndalon as kontrollon”

- Advertisement1-

Telefoni, ky shkatërrues morali

E therrën me thikë! U vranë një 14-vjeçar! Lajme të tilla, të rrënqethin, të trishtojnë. Me sa mundim, me sa dashuri rritet një fëmijë, dhe vjen një moment kur ai vritet në rrugë nga bashkëmoshatarët e vetë.

- Advertisement -

Tani është e kotë të mundohemi të gjejmë fajtorin. Një i ri humbi jetën në lulën e rinisë.

Prindërit e tij, vëllezërit e motrat e tij, do të jetojnë me dhembje sa të jenë gjallë. Pas këtyre lajmeve tragjike gjithmonë vjen lutja, ‘Qoftë rasti i fundit ky!’ ‘Mos i ndodhtë më askujt.’

E fatkeqësisht rastet po na përsëriten. Pse? A e kemi humbur kontrollin mbi fëmijët tanë?

Nuk po mundemi apo nuk po duam të merremi me ta?

Nxënësit, fëmijët tanë shkojnë në shkollë të armatosur, me thika e me armë. Askush nuk i ndalon as kontrollon.

Shkojnë edhe me drogë, se për cigare mos të flasim, cigaren e kanë “me leje” të babit. Aspak më i keq se thika, arma, droga e cigarja nuk është telefoni. Po! Me telefon nxënësit shkojnë në shkollë. Me telefon i fillojnë sharjet, ngacmimet, kërcënimet, inçizimet. Me telefon i caktojnë takimet, në kafene, në rrugë, në shkollë.Bile edhe në tualet takohen e “bisedojnë”.

- Advertisement -rrrrrrr

Me telefon shoku e thërret “dostin” për me ‘shkoq dajak njanin’ se ia ka shiku ‘femnen”. Shoqja i thotë thoqes, inçizo ti, na ‘t’ja kajm nanën njanës, t’ja prejmë flokët, se shumë menen e madhe e ka.’

Me telefon po bëhen të gjitha të zezat. Vajzat e reja bien pre e inçizimeve, mandej ato detyrohen “të ulin kokën”, të bëhen ‘të dëgjueshme’ se po ua publikuan videon ….vaj halli….

Telefonat janë kthyer në makth edhe për mësimdhënësit. Duhet të kesh sytë e hapur tërë kohën se veç kur e sheh veten në tik-tok, fejsbuk, me qindra komente, shpërndarje e pëlqime.

Po! Telefonat janë shkaktarë të shumë vrasjeve e vetëvrasjeve.

Për mendimin tim është tepër urgjente që secila shkollë të ketë sigurim (ose policë).

Sigurimi duhet t’ua marr telefonat nxënësve. Sigurimi duhet ta ketë nën kontrollë të rreptë gjithë shkollën dhe hapësirën e saj përreth.

Të gjithë e dimë se sa e rëndësishme është përdorimi i teknologjisë në klasë, mirëpo këtë duhet ta bëjmë përmes kompjuterëve.

Shkolla, drejtoria, gjithë udhëheqësia e shkollës, në rend të parë duhet ta kenë sigurinë.

Ku ka siguri ka ambient më të sigurtë, ka më shumë punë e angazhim dhe natyrisht ngritje të cilësisë.

Me rritjen e sigurisë, me një bashkëpunim më të mirë mes organeve të rendit, shkollës e komunitetit, do të parandaloheshin edhe shumë raste tragjike që po na trondisin shpirtërisht si ai që ndodhi sot e që na e theu shpirtin.

U shpreh ngushëllime të sinqerta familjes, miqve, shokëve e shoqeve! Lutem që ky rast të jetë vërtët i fundit. Seeee, mjaft kemi vuajtur..

Shkruan: Selim Tahiri

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Lajm i mirë: 5600 dollapë për nxënësit e 9 shkollave fillore në Prishtinë

Punë e mirë po vazhdon të bëhet në shkollat e Prishtinës. Sot drejtoresha e...

Në shkollën “Ndre Mjeda” në Rakosh po vazhdon vlerësimi i performancës së mësimdhënësve

Në shkollën "Ndre Mjeda" në Rakosh të Istogut po vazhdon puna e ekipit për...

Luljeta Murati, zgjedhet mësuesja më e dalluar në shkollën “Ismail Qemali” në Prishtinë

Luljeta Murati, mësimdhënëse e Fizikës e cila punon qe 25 vite duke kontribuar në...

Xhevrije Sejdiu, zgjedhet mësuesja më e dalluar në Gjimnazin e Specializuar Matematikor në Prishtinë

Xhevrije Sejdiu, është zgjedhur mësuesja më e dalluar në Gjimnazin e Specializuar Matematikor në...