E diel, 19 Janar, 2025

Nxënësit e Vushtrrisë mbesin pa shujta, Komuna: Nuk kemi para

- Advertisement1-

Ushqimi tashmë do të jetë problem për nxënësit e Komunës së Vushtrrisë. Kjo pasi që komuna ka marrë vendim të ndërprejë shujtën ditore për nxënësit e shkollave të këtij qyteti.

Kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi ka thënë për Gazetën Insajderi se arsyeja e ndërprerjes së shujtave është mungesa e mjeteve financiare.

- Advertisement -

Idrizi tha se nëse kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ia kthen të hyrat vetanake që iu janë bllokuar do të rikthej shujtën për nxënësit.

1 milion e 200 mijë euro na ka marrë kryeministri, jena metë pa pare, veç për qata. Të na kish paralajmëru sivjet përshembull nuk muni me i lanë mjetet pa shpenzu me të hallall. Veç që skena pas mjete. U rritë kosotoja, u rritë dikun 400 mijë euro, janë hypë çmimet, ka mi marrë ato pare, për me i furnizu kejt shkollat me kifle është një numër kogja i madh. Le të na kthen paret kryeministri, unë menjëherë ka me nënshkru kontratë me ta. Niher nuk kemi pare, pa i pas mjetet nuk mundemi me nënshkru kontratë të re. Kësaj radhe po i lëm fajin kryeministrit”, tha kryetari Idrizi.

Ndërsa, asamblisti i Kuvendit Komunal nga radhët e LDK’së, Shkelzen Xhaferi tha se vendimi për ndërprerjen e shujtave është i papranueshëm.

“Ne si LDK kemi reaguar lidhur me shujtat ditore qe janë ndërprere nga ana e qeverisjes me arsyetimin se po hargjohet shume buxhet dhe kemi investime kapitale. Është e papranueshme qe te largohet shujta e fëmijëve për disa rruge“, tha Xhaferi për Insajderin.

Kurse, asamblisti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Aliu tha se qeverisja e PDK’së nuk po i mban premtimet e dhëna.

“Kjo qasje e vjetër për të ardh në pushtet duke premtu diçka bazike siç është rasti me shujta, që ka qenë edhe premtim i kryetarit aktual, i cili madje e ka theksu do të japim “shujta të ngohta” tanimë përveq që jo se jo të ngrohta, ata nuk po i japin as si të mëhershme. Mendoj se qasja e një politike të tillë, në fushat gjithçka e pas fushatës thujse asgjë do duhej të përfundoj, sepse përveq qasje mashtruese dhe elektorale nuk mund ti thuhet asgja tjetër“, u shpreh Aliu.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Drejtoresha e shkollës “Elena Gjika” pret në takim themeluesin e PISA-s

Shkolla "Elena Gjika" në Prishtinë ka njoftuar se drejtoresha Zana Zeqiri ka pritur në...

Nxënësit e shkollës “Vaçe Zela” kujdesen çdo ditë për bimët e mbjella në kopshtin e shkollës

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, ka publikuar foto të nxënësve të shkollës “Vaçe Zela”,...

Pensionohet mësuesi Sadik Krasniqi nga Drenasi pas 42 viteve në arsim

Sot, në një ditë plot emocione dhe mirënjohje, nxënësit, kolegët dhe banorët e Llapushnikut...

Mbajtja e trajnimeve – SBASHK vjen me njoftim të fundit

SBASHK ka publikuar emrat e dy grupeve të pjesëmarrësve nga Peja për trajnimin "Aplikimi...