E diel, 23 Shkurt, 2025

Nxënësit e Vilancit të Vushtrrisë përballen me minj e kundërmim

- Advertisement1-

Dy telashe e kanë vështirësuar mbajtjen e mësimit ditëve të fundit në shkollën e Vilancit të Vushtrrisë. Nëpër klasë, nxënësit thonë se kanë parë minj, teksa ankohen edhe për kundërmim.

Këto probleme i pohon edhe drejtori i shkollës “Rilindja”, Ruzhdi Igrishta. Ai, përmes telefonit, tha se është parë vetëm një brejtës që është larguar më pas, ndërsa era e keqe ka ardhur pasi nuk i kanë hapur dritaret për shkak të të ftohtit, por se tash klasat janë ajrosur, njofton Klankosova.tv

- Advertisement -

Ankesat e fëmijëve të tyre prindërit ia kanë adresuar edhe komunës. Drejtoresha e Arsimit në Vushtrri, Miradije Maloku, thotë se problemet janë evituar dhe mësimi ka vazhduar në rregull.

Për të mos kundërmuar përsëri shkolla, disa nga dritaret po mbahen gjysmë të hapura edhe pas përfundimit të mësimit.

 

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Mejdin Rrahmani zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

Për nder të " 7 Marsit "– Ditës së Mësuesit, Këshilli i Arsimtarëve në...

Në Viti u mbajt testi për një grup të mësimdhënesve

Në Viti u organizua testi për mësimdhënësit të cilët e përfunduan trajnimin në programin:...

“Matematicienët” e vegjël: Vëlla e motër i pret gara në Spanjë

Nina Jakupi nuk e ka fare problem t’i llogarisë numrat e shifrat edhe më...

Dy nxënës nga Gjilani pjesë në garat më të mëdha të matematikës në botë

Dy nxënës gjilanas do të jenë përfaqësues të Republikës së Kosovës në garat ndërkombëtare...