Nxënësit e shkollës “Zekeria Rexha” shkëlqejnë në garat komunale në Gjakova, zënë tre vendet e para

- Advertisement5 -

Nxënësit e klasës së IX-të të shkollës “Zekeria Rexha” kanë shënuar një arritje të jashtëzakonshme në garat e nivelit komunal, duke u renditur në vendet e para në Komunën e Gjakovës dhe duke dëshmuar përkushtim, dije dhe punë të palodhshme.

- paragrafi 1 -

Sipas rezultateve zyrtare, tre nxënës të kësaj shkolle kanë dominuar listën e fituesve:

- Advertisement - M1

🥇 Ari Dana – 90 pikë
🥈 Elton Kurtaj – 85 pikë
🥉 Eldin Haxhikadrija – 80 pikë

66

Njoftimi i shkollës:

- Advertisement - m2

SUKSES I SHKËLQYER I NXËNËSVE TË ShFMU “ZEKERIA REXHA” NË KOMUNËN E GJAKOVËS

Me krenari të veçantë njoftojmë se nxënësit e klasës së IX-të të ShFMU “Zekeria Rexha” kanë arritur rezultate të shkëlqyera, duke zënë vendet e para në nivel komunal në Komunën e Gjakovës:

🥇 Ari Dana – 90 pikë

🥈 Elton Kurtaj – 85 pikë

🥉 Eldin Haxhikadrija – 80 pikë

Ky sukses është dëshmi e përkushtimit, punës së vazhdueshme dhe seriozitetit të nxënësve tanë.

Mirënjohje e veçantë i shprehim edhe arsimtares Leo Nuzamala Bajra për angazhimin dhe kontributin e saj në arritjet e nxënësve.

Urime të përzemërta dhe suksese të mëtejshme në rrugëtimin e tyre akademik!