Nxënësit e shkollës “Yll Morina” në Gjakovë zhvillojnë aksion humanitar – mbledhin ushqime

- Advertisement -

Në kuadër të Muajit të Solidaritetit, Këshilli i nxënësve i shkollës fillore “Yll Morina” në Gjakovë, në bashkëpunim me mësimdhënësit kujdestarë, psikologen e shkollës dhe mësueset mbështetëse, kanë organizuar një aksion humanitar për mbledhjen e ushqimeve për familjet në nevojë.

- paragrafi 1 -

Ushqimet e mbledhura do t’i dorëzohen Kryqit të Kuq, i cili do të kujdeset për shpërndarjen e tyre tek familjet në nevojë.

- Advertisement -

Përmes këtij aktiviteti, nxënësit shprehën ndjenjën e tyre të solidaritetit dhe përgjegjësisë sociale, duke treguar se edhe gjestet e vogla mund të sjellin ndryshim të madh.

Përfaqësues të shkollës kanë falënderuar prindërit për bashkëpunimin dhe kontributin e tyre në këtë nismë humane.

572123140 1575076533449330 1800466404213893934 n

- Advertisement -

573371098 1575076623449321 1921520117270964759 n

“Ky aktivitet është një shembull i bukur i bashkëpunimit mes nxënësve, mësimdhënësve dhe prindërve, si dhe një dëshmi e vlerave të edukatës qytetare e humane që kultivojmë në shkollën tonë,” – thuhet në njoftimin e shkollës.