Shkolla ”Xheladin Deda” në Mitrovicë ka njoftuar se nxënësi Besnik Sylejmani ka zënë vendin e parë, ndërsa Aldrin Hasani ka fituar vendin e tretë në garat regjionale të kimisë, shkruan AlbanianEducation.net.
Njoftimi i shkollës:
Sukses i madh i nxënësve të SHMLM ”Dr.Xheladin Deda” të Mitrovicës në garat regjionale në lëndën e kimisë
Me krenari të madhe njoftojmë se dy nxënës të shkëlqyer të SHMLM ”Xheladin Deda” kanë arritur rezultate të jashtëzakonshme në garat regjionale.
Besnik Sylejmani ka zënë vendin e parë, ndërsa Aldrin Hasani ka fituar vendin e tretë, duke dëshmuar përkushtimin dhe talentin e tyre të jashtëzakonshëm në lëndët ekzakte, e veçmas në atë të kimisë si kësaj radhe!
Të udhëhequr nga profesori Kushtrim Berisha, këta nxënës kanë treguar njohuri, përgatitje dhe motivim të lartë, duke e ngritur edhe më lart emrin e shkollës në fjalë.
Ky sukses i bën ata fitues të merituar të një bilete për të përfaqësuar shkollën në garat e nivelit në Republikë. Është një arritje e madhe, jo vetëm për Besnikun dhe Aldrinin, por edhe për mësimdhënësin e tyre dhe të gjithë komunitetin shkollor, që i ka mbështetur gjatë këtij rrugëtimi.
I urojmë shumë suksese në vazhdim dhe jemi të bindur se do të na përfaqësojnë denjësisht edhe në nivelin më të lartë!
Drejtoria e shkollës