Në fillim të këtij viti shkollor, nxënësit e klasës 8/1 të Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Trepça” në Banjë kanë realizuar një projekt të veçantë artistik, që ka sjellë ngjyra dhe gjallëri në ambientet e shkollës.
Në kuadër të projektit, është bërë ngjyrosja e hyrjes së shkallëve të shkollës, si dhe janë krijuar disa punime kreative në oborrin e saj, të cilat do të shërbejnë për zhvillimin e aktiviteteve të ndryshme edukative dhe rekreative nga vetë nxënësit.
Ky aktivitet u zhvillua nën udhëheqjen dhe mbikëqyrjen e mësimdhënëses së artit, znj. Mirdita Sejdijaj Bylykbashi, e cila u vlerësua për përkushtimin dhe angazhimin e saj në realizimin e këtij projekti me vlerë artistike dhe edukative.
Përmes këtij projekti, nxënësit jo vetëm që zbukuruan ambientin shkollor, por edhe shprehën kreativitetin, bashkëpunimin dhe dashurinë për artin dhe shkollën e tyre.