Nxënësit e klasës së mësueses Majlida Bunjaku nga shkolla “Thimi Mitko” në Gjilan kanë zhvilluar një vizitë edukative në bibliotekë, ku morën pjesë në aktivitete të ndryshme që promovojnë leximin dhe kreativitetin.
Gjatë vizitës, nxënësit dëgjuan një tregim të lexuar nga mësuesja e tyre dhe më pas u angazhuan në aktivitete argëtuese me puzzle, duke kaluar momente të këndshme në ambientet e bibliotekës.
Kristake Rama ka vlerësuar gjithashtu programin e bibliotekës qarkulluese, i cili u soll fillimisht përmes projektit “Library Project Kosova” dhe vazhdon të funksionojë me mbështetjen e Bibliotekës së Qytetit dhe drejtorit Qazim Azizi.
Sipas saj, është inkurajuese të shihen drejtues shkollash dhe mësues që promovojnë vazhdimisht kulturën e leximit dhe krijojnë hapësira ku librat dhe mësimi janë pjesë e përditshmërisë së fëmijëve.
Vizita u karakterizua nga entuziazmi dhe buzëqeshjet e nxënësve, duke dëshmuar rëndësinë që kanë aktivitetet e tilla në nxitjen e dashurisë për librin dhe leximin.
