Nxënësit e shkollës “Shkëndija” në Hajvali vizitojnë Cineplexxin – shikojnë filmat e preferuar

- Advertisement -

Nxënësit nga klasa e parë deri të pestën të shkollës “Shkëndija” në Hajvali kanë pasur një përvojë shumë të këndshme duke vizituar kinemanë Cineplexx në Albi Mall.

- paragrafi 1 -

Rreth 350 nxënës së bashku me mësueset e tyre ku ndoqën një film argëtues për ta, duke përjetuar emocionet e kinemasë në një ambient të veçantë, shkruan AlbanianEducation.net.

- Advertisement -

Atmosfera e kinemasë ishte e këndshme dhe emocionuese, ndërsa nxënësit treguan entuziazëm dhe harmoni gjatë gjithë kohës. Përveç argëtimit, kjo vizitë shërbeu si një mundësi e shkëlqyer për të mësuar jashtë klasës dhe për të forcuar lidhjet mes tyre.

Ky aktivitet kontribuoi në zhvillimin kulturor dhe social të nxënësve, duke e bërë ditën e sotme të mbushur me emocione pozitive dhe përvoja të vlefshme.

Më poshtë disa foto nga ky aktivitet kulturor tejet i rëndësishëm për nxënësit.

- Advertisement -