Nxënësit e shkollës “Shaban Shabani” në Llapushnik shënojnë 17 Shkurtin me formula matematikore

- Advertisement5 -

Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 17 Shkurtit – Ditës së Pavarësisë së Kosovës, nxënësit e Shkolla “Shaban Shabani” në Llapushnik të komunës së Dragashit, realizuan një aktivitet të veçantë dhe kreativ, duke simbolizuar përmes formulave matematikore urimin: “Urime 17 Shkurti – Dita e Pavarësisë”.

- paragrafi 1 -

Nën udhëheqjen e mësimdhënësit Leutrim Qengaj, nxënësit treguan se matematika nuk është vetëm shkencë e numrave dhe logjikës, por mund të shërbejë edhe si mjet shprehjeje për ndjenjat më të thella atdhedashurie dhe respekti për shtetin.

- Advertisement - M1

Përmes gjuhës universale të matematikës, ata përcollën një mesazh të fuqishëm për rëndësinë e kësaj date historike për popullin e Kosovës, duke dëshmuar kreativitet, përkushtim dhe vetëdije qytetare.

Ky aktivitet u mirëprit nga komuniteti shkollor, duke e bërë festën e pavarësisë edhe më domethënëse për nxënësit dhe mësimdhënësit.

aaaa