Nxënësit e shkollës “Selami Hallaçi” në Gjilan zënë vendin e parë dhe të dytë në Garat Republikane të Matematikës

- Advertisement -

Shkolla Fillore “Selami Hallaçi” në Gjilan ka qenë nikoqire e Garave Republikane të Matematikës, të mbajtura më 17 qershor 2025, shkruan AlbanainEducation.net.

- paragrafi 1 -

Kjo ngjarje madhore u organizua nga Shoqata e Matematikantëve të Gjilanit, duke mbledhur në Gjilan nxënës të talentuar nga të gjitha komunat e Kosovës për të konkurruar në një nga fushat më sfiduese e domethënëse të dijes – matematikën.

- Advertisement -

Nxënësi i kësaj shkolle Erdi Shabani, klasa VIII zuri vendin e parë kurse Hera Thaçi, klasa VII – vendin e dytë.

Postimi i shkollës:

- Advertisement -

Gjilani nikoqir i Garave Republikane të Matematikës – Nxënësit e “Selami Hallaçit” shkëlqejnë me rezultate të larta! 🏅📐

Shkolla Fillore “Selami Hallaçi” pati nderin të jetë nikoqire e Garave Republikane të Matematikës, të mbajtura më 17 qershor 2025 në ambientet tona shkollore. Kjo ngjarje madhore u organizua nga Shoqata e Matematikantëve të Gjilanit, duke mbledhur në Gjilan nxënës të talentuar nga të gjitha komunat e Kosovës për të konkurruar në një nga fushat më sfiduese e domethënëse të dijes – matematikën.

Në hapje të aktivitetit morën pjesë edhe Kryetari i Komunës së Gjilanit, z. Alban Hyseni, dhe Drejtori i DKA-së, z. Shpend Nuhiu, të cilët theksuan rëndësinë e këtyre garave në zhvillimin akademik të nxënësve dhe shprehën mbështetjen e tyre të fuqishme për ngjarje që e promovojnë cilësinë në arsim dhe nxjerrin në pah talentin e brezit të ri.

Me krenari njoftojmë se nxënësit e shkollës sonë arritën rezultate të shkëlqyera në këtë garë të rëndësishme:

🥇 Erdi Shabani, klasa VIII – Vendi i parë

🥈 Hera Thaçi, klasa VII – Vendi i dytë

Urime për këta nxënës të jashtëzakonshëm, përkushtimin e mësimdhënësve të tyre dhe mbështetjen e prindërve! Suksesi i tyre është dëshmi e punës së palodhshme dhe pasionit për dijen që kultivohet çdo ditë në shkollën tonë.

“Selami Hallaçi” vazhdon të jetë vatër e dijes dhe një adresë e sigurt për cilësi në arsim! 📚✨