Nxënësit e shkollës “Selami Hallaçi” në Prizren kanë arritur rezultate të jashtëzakonshme në garat akademike të mbajtura së fundmi, duke dëshmuar talent, përkushtim dhe nivel të lartë të përgatitjes, shkruan AlbanianEducation.net.
Në Olimpiadën e Matematikës “Gjilani 2026”, nxënësi Unik Kryeziu nga klasa V/1 ka fituar vendin e parë, ndërsa Rona Sejdiu nga klasa VI/5 është renditur në vendin e dytë, duke përfaqësuar me sukses shkollën e tyre në këtë garë të rëndësishme.
Suksese të mëdha kanë shënuar edhe nxënësit e kësaj shkolle në testin e inteligjencës të organizuar në Kolegjin “Mehmet Akif”. Erdi Shabani nga klasa IX/6 ka fituar vendin e parë, Leart Rexhepi nga klasa IX/4 vendin e dytë, ndërsa Fis Latifi nga e njëjta klasë ka zënë vendin e tretë.
Njoftimi i shkollës “Selami Hallaçi” në Gjilan:
Nxënësit tanë arritën një sukses të jashtëzakonshëm në Olimpiadën e Matematikës “Gjilani 2026” dhe në testin e inteligjencës, duke dëshmuar përkushtim, dituri dhe talent të veçantë.
Në Olimpiadën e Matematikës “Gjilani 2026”, nxënësi Unik Kryeziu, kl. V/1, fitoi vendin e parë, ndërsa Rona Sejdiu, kl. VI/5, fitoi vendin e dytë, duke na bërë krenarë me rezultatet e tyre të shkëlqyera.
Gjithashtu, në testin e inteligjencës të mbajtur në Kolegji Mehmet Akif, nxënësit tanë shkëlqyen me arritjet e tyre: Erdi Shabani, kl. IX/6, fitoi vendin e parë, Leart Rexhepi, kl. IX/4, vendin e dytë, ndërsa Fis Latifi, kl. IX/4, vendin e tretë.
Këto suksese janë rezultat i punës së vazhdueshme, përkushtimit të nxënësve, angazhimit të mësimdhënësve dhe mbështetjes së prindërve. Urojmë që këto arritje të jenë motivim për suksese edhe më të mëdha në të ardhmen.