E shtunë, 22 Shkurt, 2025

Nxënësit e Shkollës së Mesme të Ultë “Mulla Idriz Gjilani” u pritën në Kuvendin e Kosovës

- Advertisement1-

Ndonëse, jemi në prag të “Ditës së Fëmijëve” (1 qershori) dhe me qëllim të realizimit në plotni, të plan-programit mësimor, në kuadër të fushës “Shoqëria dhe Mjedisi”, sot, më datë, 27.05.2024, nxënësit tanë, nga klasët 7, 8 dhe 9, vizituan Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Ky aktivitet u organizua nga mësimdhënësit: Zaim Zymeri dhe Avni Maliqi, e në përkrahje dhe koordinim të plotë me drejtoreshën e shkollës, Sevdije Sadiku.

- Advertisement -

Gjatë kësaj vizite, nxënësit ishin pjesë e punëtorisë “Qeverisja e hapur”, organizuar nga Kuvendi, në kuadër të programit “Demos – ti”, me ç’rast, bashkëbiseduan me deputet, u njohën edhe më shumë me punën, rolin dhe mënyrën e funksionimit të Kuvendit, etj.

I falënderojmë shumë nxënësit për, edukaten, vlerat, qëndrimet dhe nivelin e përformancës që treguan, si në sjellje ashtu edhe për angazhimin e tyre, në punëtoritë që u zhvilluan aty. Të cilët përveç përvetësimit të njohurive shtesë, na përfaqësuan denjësisht, e lanë gjurmë të mira. Kurse, neve si shkollë na bënë krenar!

Falënderojmë deputetët dhe zyrtarët e Kuvendit të cilët ndanë kohën për ne, e të cilët u përgjigjën në interesimin e madh të nxënësve lidhur me aspekte të ndryshme, përmes pyetjeve. Në veçanti, falënderojmë deputeten Blerta Deliu Kodra dhe Arbëresha Kryeziu (për mbështetjen).

Gjithashtu, falënderojmë edhe mësimdhënësin Arsim Smërqaku dhe psikologen e shkollës, Nerxhivane Shabani, për përkrahje dhe mbështetje.

Në fund, si rezultat i aktivitetit, ideve dhe angazhimit të nxënësve nga punëtoria, nxënësit tanë me punimet e tyre kontribuuan në pasurimin e gazetës së Demos-it.

Deputetja Blerta Deliu – Kodra, e cila në profilin e saj në facebook ka shkruar se ka ngelur e mahnitur me talentin, përgatitjen dhe ambiciet e tyre. Deliu – Kodra ka thënë se dera e saj do të jetë gjithnjë e hapur për bashkëpunim, këshilla e mbështetje për këta nxënës, të cilët janë ndarë të kënaqur.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

“Matematicienët” e vegjël: Vëlla e motër i pret gara në Spanjë

Nina Jakupi nuk e ka fare problem t’i llogarisë numrat e shifrat edhe më...

Dy nxënës nga Gjilani pjesë në garat më të mëdha të matematikës në botë

Dy nxënës gjilanas do të jenë përfaqësues të Republikës së Kosovës në garat ndërkombëtare...

Arsimtari Enver Sejdiu – një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik

Arsimtari Enver Sejdiu është një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik, i...

Nga Rrezarta Dushi: Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor

Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve është një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor....