Nxënësit e klasave të nënta të Shkollës Fillore “Ramadan Morina” në Damanek, të shoqëruar nga koordinatori i shkollës Sefedin Krasniqi dhe mësimdhënësi Qendrim Sylaj, realizuan një vizitë në Qendrën e Kompetencës “Kujtim Krasniqi” në Malishevë.
Gjatë kësaj vizite, nxënësit patën mundësinë të informohen nga afër për drejtimet profesionale që ofron kjo qendër, duke u orientuar më mirë për zgjedhjet e tyre të ardhshme arsimore dhe profesionale.
Drejtoria e shkollës falënderon drejtorin dhe stafin e Qendrës për mikpritjen, bashkëpunimin dhe gatishmërinë për të ndarë informacione të vlefshme me nxënësit.

