Nxënësit e shkollës “Prenk Jakova” pengohen të kalojnë nëpër Serbi, mbajnë koncert në zonën kufitare

- Advertisement -

Nxënësit e Shkollës së Muzikës “Prenk Jakova” nga Prishtina, të cilët ndodheshin në një turne koncertal në Kroaci dhe Slloveni, u përballën me një pengesë të papritur gjatë rrugës së kthimit për në Kosovë.

- paragrafi 1 -

Pasi udhëtuan drejt Kroacisë përmes Malit të Zi, grupi muzikor planifikoi që rrugën e kthimit ta bënte përmes Serbisë, raporton Radio Kosova.

- Advertisement -

Megjithatë, autoritetet serbe nuk i lejuan të kalonin kufirin, duke i kthyer mbrapsht, me arsyetimin se nuk posedonin certifikata.

Sidoqoftë, pavarësisht kësaj pengese, nxënësit organizuan një koncert të improvizuar në zonën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë.

- Advertisement -

Ata vendosën që të dhuronin një performancë emocionuese, duke kënduar të gjithë njëzëri.

Performanca u prit me duartrokitje nga udhëtarë të shumtë, që prisnin të kalonin kufirin drejt Kroacisë, duke e kthyer një situatë të vështirë në një moment frymëzues.