Nxënësit e shkollës “Pavarësia” në Prishtinë kanë vizituar sot Observatorin dhe Planetariumin Kombëtar të Kosovës, shkruan AlbanianEducation.net.
Atyre iu mbajt një ligjeratë mbi sistemin diellor dhe përdorimin e pajisjeve optike – teleskopëve.
Njoftimi i plotë:
Sot kishim kënaqësinë të mirëpresim në Observatorin dhe Planetariumin Kombëtar të Kosovës nxënësit e SH.F.M.U. “Pavarësia” – Prishtinë.
📚 Vizita filloi me një ligjëratë të shkurtër mbi Sistemin Diellor dhe përdorimin e pajisjeve optike – teleskopëve.
🌌 Më pas fëmijët përjetuan një shfaqje unike në dhomën virtuale të planetariumit, duke udhëtuar përmes universit në mënyrë interaktive.
🔭 Në holl iu prezantuam disa pajisje të tjera shkencore, ndërsa në pjesën e Observatorit ata patën rastin të njihen me teleskopin më të madh në rajon – Celestron Schmidt-Cassegrain 14”, një kryevepër e teknologjisë optike.
😊 Në fund, nxënësit dhe stafi u ndanë shumë të kënaqur nga kjo eksperiencë, ndërsa ne patëm nderin të marrim një falënderim të veçantë dhe një dhuratë mirënjohjeje nga drejtoria e shkollës.