Nxënësit e shkollës në Mitrovicë po mërdhihen, nuk kanë nxemje

- Advertisement -

Prindërit e nxënësve të shkollës fillore “Harun Beka” në Gushavc po ankohen se fëmijët e tyre po mërdhijnë nga të ftohtit gjatë mësimit.

- paragrafi 1 -

Pëveç nxënësve edhe mësimdhënësit janë në të njejtën gjendje.

- Advertisement -

Sipas tyre, shkolla nuk është e përfunduar dhe nuk ka fare ngrohje.

Ndërkohë, sot nxënësit po vazhdojnë mësimin në kushte të vështira për shkak të ambientit të ftohtë nëpër klasa.

Ata po kërkojnë nga i pari i Komunës që të intervenojë sepse, siç thonë ata, fëmijët e tyre më shumë po qëndrojnë të sëmurë.

- Advertisement -

Ndryshe, shkolla “Harun Beka” ishte përuruar gjatë fushatës zgjedhore, anipse nuk ishte e përfunduar tërësisht dhe mungonte invertari.