Nxënësit e klasës së katërt të shkollës “Nazim Gafurri” në Prishtinë, në kuadër të aktiviteteve jashtëkurrikulare, kanë realizuar një vizitë edukative në fabrikën e Vipa Chips në Pestovë, si dhe një aktivitet eksplorues në qytetin e Vushtrrisë.
Aktiviteti është zhvilluar nën përkujdesjen e mësueseve Gëzime, Kosovare, Zejnepe dhe Shkurta, si dhe me mbështetjen e pedagoges së shkollës, Blerta.
Gjatë vizitës në fabrikë, nxënësit patën mundësinë të njihen nga afër me procesin e prodhimit të produkteve, duke ndjekur rrugëtimin e tyre nga përpunimi deri te paketimi. Përmes kësaj përvoje, ata u njohën me rëndësinë e punës, përkushtimit dhe përdorimit të teknologjisë në krijimin e produkteve vendore.


Pas vizitës në fabrikë, aktiviteti vijoi në qytetin e Vushtrrisë, ku nxënësit kaluan kohë së bashku në një ambient bashkëpunues dhe edukativ, duke forcuar njohuritë dhe duke krijuar përvoja të reja jashtë klasës.
Nga shkolla “Nazim Gafurri” bëhet e ditur se aktivitete të tilla synojnë të pasurojnë përvojën mësimore të nxënësve dhe të nxisin të nxënit përmes praktikës dhe përjetimit.