Nxënësit e shkollës “Mushnikova” në Mushnikovë të Prizrenit kanë organizuar një program të veçantë për Ditën e Pavarësisë.
Përmes recitimeve, këngëve,valleve tradicionale dhe fjalëve përshëndetëse, ata shprehën dashurinë, respektin dhe krenarinë për vendin tonë.
Postimi i tij:
Me rastin e 17 Shkurtit – Ditës së Pavarësisë së Kosovës – nxënësit e shkollës sonë organizuan një program të veçantë me një përkushtim të jashtëzakonshëm.
Përmes recitimeve, këngëve,valleve tradicionale dhe fjalëve përshëndetëse, ata shprehën dashurinë, respektin dhe krenarinë për vendin tonë.
Gjithashtu, shkolla jonë me kënaqësi ndau një mirënjohje për Nënstacionin Policor në Reçan, stacion ky që ka kontribuuar dhe bashkëpunuar gjithmonë me shkollën tonë.
Falënderojmë të gjithë mësimdhënësit e kësaj shkolle, që me përkushtim të thellë rrënjosin te nxënësit dashurinë për atdheun.