Nxënësit e shkollës “Mitrush Kuteli” punuan lule të ricikluara dhe i dhuruan për mësimdhënësit me rastin e 7 dhe 8 Marsit

- Advertisement5 -

Në shkollën “Mitrush Kuteli” u organizua një aktivitet i veçantë për shënimin e 7 dhe 8 Marsit, ditëve që simbolizojnë dijen, përkushtimin dhe dashurinë për shkollën.

- paragrafi 1 -

Nga zemrat e vogla të nxënësve u formua një zemër e madhe plot dashuri, respekt dhe mirënjohje për mësimdhënësit, duke krijuar një atmosferë të ngrohtë dhe festive në ambientet e shkollës.

- Advertisement - M1

Aktiviteti u realizua në bashkëpunim me arsimtaren Matjanë, ndërsa nxënësit me shumë përkushtim dhe kreativitet përgatitën lule të ricikluara si shenjë falënderimi dhe respekti për punën dhe përkushtimin e mësimdhënësve.

646983425 1379939130606940 99656439563879527 n

Atmosfera u bë edhe më e bukur kur nxënësit kënduan me emocion në hollin e shkollës, duke sjellë gëzim dhe emocione për të gjithë të pranishmit.

- Advertisement - m2

Ky aktivitet i vogël, por me shumë domethënie, tregoi edhe një herë dashurinë dhe respektin që nxënësit kanë për mësuesit e tyre.

Po ashtu, nxënësja Enkela Ferati nga klasa VIII/1 organizoi një ekspozitë artistike me moton “Femra Ideale”. Përmes punimeve të saj artistike, ajo paraqiti vizionin dhe vlerat që përfaqësojnë figurën e femrës në shoqëri, duke theksuar forcën, bukurinë, mençurinë dhe rolin e saj të rëndësishëm.

Ekspozita u mirëprit nga nxënësit dhe mësimdhënësit, duke dëshmuar talentin dhe përkushtimin e saj në art.

Në fund, shkolla falënderoi të gjithë nxënësit dhe arsimtaren Matjanë për përkushtimin dhe atmosferën e bukur që krijuan në shkollë.