Nxënësit e shkollës “Lidhja e Pejës” vizitojnë Ambasadën e Shqipërisë në Prishtinë, përvojë edukative dhe kulturore

- Advertisement5 -

Arsimtari i lëndës së Gjuhës Shqipe në shkollën “Lidhja e Pejës”, Halil Elezaj, së bashku me nxënësit e klasave të shtata, realizuan një vizitë të veçantë në Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Prishtinë, ku u pritën me shumë ngrohtësi dhe respekt nga Ambasadori i Shqipërisë.

- paragrafi 1 -

Gjatë kësaj vizite, nxënësit patën mundësinë të njihen më nga afër me punën dhe veprimtarinë e Ambasadës, duke përjetuar një përvojë të vlefshme edukative dhe kulturore.

- Advertisement - M1

Mikpritja e përzemërt dhe atmosfera miqësore e bënë këtë vizitë një kujtim të paharrueshëm për të gjithë pjesëmarrësit.

708592662 1025197260045203 1571609827571574949 n

715709882 1987273351883354 9136861598795173611 n

- Advertisement - m2

Mësimdhënësi Halil Elezaj njihet si një ndër mësimdhënësit më të përkushtuar dhe më të dalluar në Komunën e Pejës dhe më gjerë, duke dhënë vazhdimisht kontribut të çmuar në edukimin dhe formimin e brezave të rinj.

Në përfundim të vizitës, drejtori i shkollës “Lidhja e Pejës”, Naim Husaj, shprehu falënderimet më të sinqerta ndaj Ambasadorit të Republikës së Shqipërisë në Kosovë për pritjen e jashtëzakonshme, mikpritjen e ngrohtë dhe respektin e treguar ndaj nxënësve dhe stafit të shkollës.

717247968 1317470216616252 7915674931178493657 n

718674382 27035944266054995 2172694446421129712 n

Ai vlerësoi lart këtë vizitë, duke theksuar se përvoja të tilla janë frymëzuese dhe me vlerë të veçantë për nxënësit në rrugëtimin e tyre arsimor dhe qytetar.

Shqip | English