Në garat matematikës të emërtuara si “IQ Chellange” e cila është organizuar nga shkolla “Mehmet Akif” – Lipjan të shtunën e kaluar, nxënësit e shkollës “Jeronim de Rada” sërish arritën rezultate të shkëlqyera.
Ata morën këto çmime:
Misin Emërllahu klasa IX-2-vendi i dytë, dhe Aris Topalli, klasa VI-1 -vendi i tretë.
Ata u përgëzuan sot nga Drejtoria e shkollës dhe mësimdhënësit e matematikës për sukseset e arritura duke i inkurajuar që edhe në garat e ardhshme të jenë sa më të përgatitur.