Në garat e lëndës së matematikës të quajtura “Eureka-13” dhe të organizuara në shkollën “Hasan Nahi” në Lipjan nxënësit e shkollës “Jeronim de Rada” kanë arritur rezultate të shkëlqyera duke nxënë vende të para në konkurencë të theksuar nga shumë shkolla pjesmarrëse.
Drilon Gashi kl-IX-1 dhe Timena Bajrami kl-IX-2 kanë fituar vendet e para.
Adil Reka, kl-IX-3 ka fituar vendin e dytë dhe vendin e tretë e kanë fituar
Aimar Salihu, kl-IX-1 dhe Atik Haxha, kl-IX-3.
Nxënësit fitues bashkë me. mësimdhënësit e tyre janë pritur sot nga Drejtoresha shkollës Servete Hajrullahu dhe zv. Drejtori Gazmend Aliu dhe janë inkurajuar për suksese të mëtutjeshme në garat e ardhshme.
“Na keni bërë të lumtur e krenar me këto rezultate të shkëlqyera, prandaj vazhdoni edhe më tutje të jeni më të mirët në gara” u thanë ata nxënësve fitues.
Sukseset e shpeshta në garat e matematikës janë dëshmi se në shkollën “Jeronim de Rada” ka talentë të përkushtuar, por edhe angazhim të mirfilltë nga ana e mësimdhënësve prandaj rezultatet nuk mungojnë.