Nxënësit e shkollës “Ismail Qemali” në Prishtinë nën mbikëqyrjen e Këshilltares së Karrierës dhe Psikologes së Shkollës, realizuan një vizitë studimore në Qendrën e Karrierës të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, shkruan AlbanianEducation.net.
Njoftimi i shkollës:
Vizitë studimore në Qendrën për Zhvillim të Karrierës të Universitetit të Prishtinës
Nxënësit e Klubit të Karrierës dhe Këshillit të Nxënësve të shkollës, nën mbikëqyrjen e Këshilltares së Karrierës dhe Psikologes së Shkollës, realizuan një vizitë studimore në Qendrën e Karrierës të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.
Gjatë kësaj vizite, zyrtarët e Qendrës për Zhvillim të Karrierës informuan nxënësit mbi shërbimet që ofron qendra, aktivitetet e saj, mundësitë për zhvillim profesional, programet studimore të universitetit dhe strategjitë efektive për planifikimin e karrierës. Ky aktivitet u mundësoi nxënësve të njihen më nga afër me perspektivat akademike dhe profesionale, duke i ndihmuar ata në orientimin e tyre të ardhshëm.
Vizita u vlerësua si një përvojë e vlefshme për nxënësit, duke i ndihmuar ata të krijojnë një qasje më të informuar dhe të strukturuar ndaj së ardhmes së tyre akademike dhe profesionale dhe këtë përvojë do të mund ta ndjanë me bashkëmoshatarët e tyre në shkollë.
Me respekt,
Drejtoria e shkollës