Nxënësit e shkollës “Ismail Qemali” në Prishtinë vizitojnë “Kullat e Jasharajve” në Prekaz

- Advertisement -

Nxënësit e klasave të pesta të shkollës “Ismail Qemali” në Prishtinë kanë vizituar “Kullat e Jasharajve” në Prekaz, në prag të 28 Nëntorit, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Njoftimi i shkollës “Ismail Qemali” në Prishtinë:

- Advertisement -

“Kullat e Jasharajve, simbol i qëndresës”

Sot, më 18.11.2024, aktivi i klasave të IV-ta vizituan Kullat e Jasharajve ku nxënësit i panë nga afër dhe u njoftuan më mirë për historinë dhe jetesën e familjes Jashari, një nga familjet më të njohura dhe më të respektuara të Kosovës, e njohur për angazhimin e saj në luftën për liri.

Gjatë vizitës, nxënësit i panë nga afër edhe strukturat e kullave, disa prej të cilave janë të restauruara dhe të hapura për publikun. Aty mësuan për ngjarjet që kanë ndodhur.
Vizituan edhe Muzeun, dedikuar familjes Jasharaj i cili ofron informacione të detajuara dhe dokumente historike që tregojnë për sakrificat dhe kontributet e kësaj familjeje në luftën për lirinë e Kosovës.

- Advertisement -

Kjo vizitë nxënësve iu ndihmon në ruajtjen e informacioneve historike dhe për të pasuruar njohuritë e tyre.

Me respekt,
Drejtoria e shkollës