Nxënësit e shkollës “Ismail Qemali”, në Prishtinë fitojnë Çmimin e Argjentë në Vjenë

- Advertisement -

Shkolla “Ismail Qemali”, në Prishtinë ka përgëzuar nxënësit e saj për arritjet e jashtëzakonshme si fitues të Çmimit të Argjentë në Festivalin Botëror të Orkestrave në Vjenë, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Njoftimi i shkollës:

- Advertisement -

Me zemër të mbushur plot gëzim dhe krenari, përgëzojmë nxënësit e shkollës sonë për arritjen e tyre të jashtëzakonshme si fitues të Çmimit të Argjentë në Festivalin Botëror të Orkestrave në Vjenë.

🌟 Liza Berisha – violinë (VII/5)

🌟 Hana Musliu – violinë (VII/5)

- Advertisement -

🌟 Bora Reçica – violinë (VI/8)

🌟 Akil Kida – violinë (VI/2)

Ju jeni shembulli më i bukur i talentit, përkushtimit dhe punës së palodhur.

Ky sukses i lartë nderon shkollën tonë, familjet tuaja dhe gjithë Kosovën.

Ju urojmë që rruga juaj artistike të jetë gjithmonë e mbushur me arritje të mëdha dhe suksese pa fund!
🇽🇰🎻✨
Jemi krenarë për ju!